Një bombë rreth 1.8 ton është gjetur në qytetit gjerman Augsburg, ndërsa për arsye sigurie janë evakuuar rreth 50.000 banorë.
Sipas BBC, bomba i përket Luftës së Dytë Botërore, ndërsa autoritet po punojnë për çaktivizimin e mjetit shpërthyes.
Bomba u zbulua gjatë punimeve për hapjen e themeleve të një ndërtese të re dhe policia njoftoi se nuk jep një afat se sa kohë do të duhet për çaktivizimin e saj.
Sidoqoftë, autoritetet nuk duan të rrezikojnë dhe kanë evakuuar këdo në një rreze prej 1.5 km nga bomba e gjetur.
Mendohet se bomba prej 1.8 tonësh u lëshua nga një avion britanik gjatë një bombardimi masiv në vitin 1944, që shkatërroi qytetin.
Deri në çaktivizimin e bombës nga ekspertët, një pjesë e të evakuuarëve do qëndrojnë në shkolla apo palestra./bw/a.k