• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1.7 milionë turistë nga Kosova? Gjithsej 1.6 milionë banorë ka Kosova…

by Eduard Zaloshnja
15/07/2024 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Ditët e fundit qarkulloi në media një lajm mbi 1.7 milionë turistë që kishin ardhur këtu nga Kosova në 6-mujorin e parë. Lajmi i referohej shifrave të Ministrisë së Turizmit për 6-mujorin, pa i analizuar apo kryqëzuar ato me shifrat e INSTAT-it.

Rastësisht, në të njëjtën kohë, u publikuan edhe shifrat e Censit të Kosovës, sipas të cilit në Kosovë banojnë vetëm 1.6 milionë shtetas. Pra, 100 mijë më pak se sa kishin ardhur, sipas lajmit të mësipërm, për turizëm në Shqipëri…

Në qoftë se gazetarët që hartuan lajmin e mësipërm do t’i kishin krahasuar shifrat mujore të Ministrisë së Turizmit me ato të INSTAT-it, do të kishin konstatuar se shifrat janë të njëjta por emërtimi i tyre ndryshon nga një institucion në tjetrin.  Kështu, INSTAT-i raporton çdo muaj numrin e hyrjeve të shtetasve të huaj. Ndërsa Ministria e Turizmit e raporton të njëjtën shifër si numër turistësh që kanë vizituar vendin tonë në atë muaj.

Si rrjedhim, disa hyrje këtu të të njëjtit shtetas të Kosovës, për shembull, Ministria e Turizmit i raporton si disa turistë nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë. E kështu, 1.7 milionë hyrje këtu me pasaporta kosovare, përkthehen në raportimin e Ministrisë së Turizmit në 1.7 milionë turistë kosovarë që kanë vizituar Shqipërinë gjatë një 6-mujori. Ndërkohë që, gjithsej, 1.6 milionë banorë ka Kosova…

Që të mos krijohen paradokse të tilla, Ministria e Turizmit duhet t’i përmbahet terminologjisë zyrtare të INSTAT-it. Kështu, për të llogaritur sa vizita për pushime janë bërë nga shtetas të huaj duhen zbritur nga totali i zërit “Hyrje të shtetasve të huaj”, ato për qëllime tranziti apo biznesi (përbënë 6.1% të totalit në 5-mujorin e parë). Pra Ministria e Turizmit duhet të raportojë vetëm vizitat për qëllime pushimi.

 

Next Post
Ndërron jetë nga nxehtësia 23-vjeçari shqiptar në Greqi, arrestohen prindërit e tij

Ndërron jetë nga nxehtësia 23-vjeçari shqiptar në Greqi, arrestohen prindërit e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In