• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1.5 miliardë dollarët e pushtetarëve shqiptarë të fshehur në parajsat fiskale (dhe si do t’i “sekuestrojë” SPAK)

by Java News
29/12/2016 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë politikanë, gjyqtarë, ministra e ish-ministra, deputetë e ish-deputetë i kanë fshehur jashtë vendit paratë e vëna nga korrupsioni. Teksa nga dita në ditë pritet që të nisë puna për të luftuar korrupsionin, mjaft individë mendojnë se nuk do preken, pasi çdo të ardhur e kanë dërguar në parajsat fiskale si Maltë, Qipro, Zvicër, Panama, ishujt Kajman, etj.

Që nga vitit 2011 e deri më sot nga vendi ynë kanë dalë plot 1.5 miliardë dollarë. Shifrat janë bërë publike nga një raport i “Global Financial Integrity” dhe të dhënat e siguruara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Sipas raportit, që nga vitit 2011-2015 janë transferuar rreth 1.3 miliardë dollarë.

Por nëse bëhet një kërkim në faqen zyrtare të ILDKP, transferta ka pasur dhe vitet e fundit. ILDKP ka paditur në prokurori disa gjyqtarë, deputetë, ish-deputetë dhe ish-ministra për fshehje pasurie dhe transferta jashtë vendit të dyshimta shkruan “Sot”.

Sipas ILDKP, vetëm një person ka transferuar mbi 9 milionë euro. Po ashtu të njëjtën gjë kanë bërë dhe individë të tjerë. Pra sipas të dhënave, gjatë 6 viteve të fundit plot 1.5 miliardë dollarë janë fshehur në parajsat fiskale, me qëllim që t’i shpëtojnë zbulimit nga SPAK.

Sa i takon rrugëve që janë ndjekur, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka treguar se paratë dalin në mënyrë tokësore, ndërsa sipas një raporti të Byrosë së Sigurisë Diplomatike, pjesë e Departamentit Amerikan të Shtetit, fshihen kryesisht në Zvicër dhe vende si Malta, etj. Ndërsa vetë DASH në portin e 2016 thekson se një pjesë e madhe e parave të korrupsionit janë investuar në bregdet. Por me nisjen e reformës do nisë dhe gjurmimi i tyre. Në SPAK do ketë një departament të posaçëm dhe pavarësisht tentativave për t’i fshehur paratë, zyrtarët nuk do ia dalin aq lehtë.

Ja si do zbulohen paratë jashtë vendit

Struktura Speciale Antikorrupsion, një fokus të veçantë do u kushtojë parave të dërguara jashtë vendit. Për këtë gjë do bashkëpunohet me agjenci homologe ligjzbatuese, teksa gazeta ka siguruar listën e shteteve të para me të cilët do ketë bashkëpunim.

Sipas burimeve, SPAK fillimisht do të operojë në bazë të marrëveshjeve që shteti ynë ka aktualisht me shtetet e tjera, por që më pas ato do të ndryshojnë, ku do ketë më shumë shkëmbim informacionesh. Janë plot 15 shtete me të cilat SPAK do të lidhë kontakte dhe duke bashkëpunuar do mundet që të gjenden paratë e korrupsionit, si dhe do zhvillohen hetime për krimin e organizuar. Shumë krerë bandash ndodhen jashtë vendit dhe falë këtyre marrëveshjeve ata do synohet që të gjenden.

Nga ana tjetër do shfrytëzohen të gjitha marrëveshjet shumë palëshe që ka firmosur vendi ynë, që janë rreth 17 të tilla. Në SPAK do ketë një drejtori të posaçme që do merret me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe lidhjen e marrëdhënieve. Lista e shteteve është bërë publike nga EURALIUS, duke treguar dhe një herë se BE e ka marrë seriozisht reformën dhe duket se askush nuk do i shpëtojë hanxharit të saj. Kushdo që ka vjedhur paratë e qytetarëve do duhet që të japë llogari dhe t’i kthejë ato mbrapsht./a.k

Next Post
Sofia Vergara, kjo femër e mrekullueshme di vetëm të provokojë

Sofia Vergara, kjo femër e mrekullueshme di vetëm të provokojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Ftonte të miturit në kafe dhe më pas në banesë, arrestohet burri në Elbasan

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

August 24, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Për ata që thonë se Erion Veliaj i është shmangur procesit në GJKKO

August 24, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kosova para dhe pas 16 shtatorit

August 24, 2026
Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

August 24, 2026
Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

August 24, 2026
Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

August 24, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Pukë/ Zjarr i fuqishëm në fshatin Gojan i Vogël, flakët rrezikojnë banesa, evakuohen 6 familje

August 24, 2026
“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

August 24, 2026
Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com