• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1/5 e shqiptarëve kanë pasiguri financiare për ushqimin; 4/5 kanë pasiguri fizike për të

by Eduard Zaloshnja
26/08/2025 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasiguria ushqimore në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja

Në kuadër të Barometrit të Sigurisë, që publikohet periodikisht nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (https://csdgalbania.org/al/barometri-i-sigurise-shqiperi-2024/), drejtova një vrojtim statistikor rigoroz në terren, ku të anketuarit u pyetën edhe për sigurinë ushqimore – si atë fizike, edhe atë financiare.

Në pyetjen 66 të pyetësorit, të anketuarit u pyetën nëse në 12 muajt e fundit, pjesëtarë të familjes e kishin zvogëluar ndonjëherë sasinë e ushqimit apo kishin lënë vakt pa ngrënë, ngaqë nuk kishin mjaftueshëm lekë për ushqim. Vetëm 63.5% u përgjigjën “Jo”, ndërsa 13.8% u përgjigjën “Po, çdo muaj” (shihni tabelat e mëposhtme).

Vetëm 55.5% e të anketuarve nuk ishin të preokupuar se do t’u mbaronin lekët për të blerë ushqim deri në rrogën e rradhës. Ndërkohë plot 18.7% ishin të preokupuar çdo muaj.

Vetëm 27.7% e familjeve e kishin mundësinë për të blerë llojet e ushqimit që dëshironin të konsumonin. Ndërkohë plot 11.2% nuk e kishin asnjëherë këtë mundësi. Gjithashtu, plot 23.9% e të anketuarve ishin të shqetësuar për plotësimin e nevojave ushqimore në të ardhmen.

Përmbledhëtas mund të thuhet se rreth 1/5 e banorëve të vendit përballeshin me pasiguri ushqimore nga këndvështrimi financiar.

Për sa i përket sigurisë fizike të ushqimit, pothuaj 80% e të anketuarve anonin nga opinioni se kontrolli i sigurisë së ushqimit nga institucionet shtetërore nuk është në nivelin e duhur. Ndërkohë, vetëm 23% e të anketuarve anonin nga opinioni se produktet ushqimore të shitura në Shqipëri janë të sigurta dhe të padëmshme për shëndetin.

Përmbledhëtas mund të thuhet se rreth 4/5 e banorëve të vendit kishin pasiguri ushqimore nga këndvështrimi fizik.

SHËNIM STATISTIKOR: Kampioni prej 1124 të anketuarish nga Vermoshi në Konispol u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë popullsinë e rritur të vendit nga pikpamja gjeografike, demogarfike, dhe politike.

66.Në 12 muajt e fundit, ju ose të rritur të tjerë në shtëpinë/ familjen tuaj, a e keni zvogëluar ndonjëherë sasinë e ushqimit apo keni lënë vakt pa ngrënë, ngaqë nuk kishit mjaftueshëm para për ushqim? %
1.Po, çdo muaj 13.8
2.Po, disa muaj 11.9
3.Po, vetëm 1 ose 2 muaj 10.6
4.Jo 63.5
5.(S’e di) 0.2
   
67.Në 12 muajt e fundit, ju dhe familja juaj a keni qënë të preokupuar se ushqimi do t’ju mbarojë para se të merrni pagesën e radhës për të blerë përsëri ushqime? %
1.Po, çdo muaj 18.7
2.Po, disa muaj 12.2
3.Po, vetëm 1 ose 2 muaj 13.3
4.Jo 55.5
5.(S’e di) 0.3
   
68.Në 12 muajt e fundit, a e kishte familja juaj mundësinë për të blerë llojet e ushqimit që dëshironit të konsumonit? %
1.Gjithmonë 27.7
2.Jo gjithmonë 61.2
3.Asnjëherë 11.2
   
69.Në 12 muajt e ardhshëm, ju dhe familja juaj do të jeni më pak apo më shumë të shqetësuar për plotësimin e nevojave ushqimore? %
1.Më pak të shqetësuar 19.1
2.Njësoj 56.6
3.Më shumë të shqetësuar 23.9
4.(S’e di) 0.4
   
70.A mendoni se kontrolli i sigurisë së ushqimit nga institucionet shtetërore është në nivelin e duhur? %
   
1.Po 5.5
2.Anoj nga po 13.7
3.Anoj nga jo 32.8
4.Jo 47.1
5.(S’e di) 0.9
   
71.A mendoni se produktet ushqimore të shitura në Shqipëri janë të sigurta dhe të padëmshme për shëndetin? %
1.Po 4.5
2.Anoj nga po 18.6
3.Anoj nga jo 33.8
4.Jo 43.2

 

Next Post
Në prag të Qeverisë së re, Rama takime në Kryeministri

Në prag të Qeverisë së re, Rama takime në Kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Gjyqtarët, benefite nga drejtësia por nuk e njohin”, Meçe: Kushtetuesja ta rrëzojë çështjen!

February 2, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron nisjen e negociatave me SHBA

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Pse nuk shkojnë ambasadorë në PD? Boçi: Nuk vizitojnë seli partish, kemi kontakte…

February 2, 2026
Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

February 2, 2026
Zbardhet atentati në Lezhë, shpallen në kërkim tre autorët, të gjithë anëtarë të fisit Ndoka

Zbardhet atentati në Lezhë, shpallen në kërkim tre autorët, të gjithë anëtarë të fisit Ndoka

February 2, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

February 2, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In