• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

1.2 milionë euro dëm shtetit/ Ish-Sekretari i Ministrisë së Financave merret zyrtarisht i pandehur

by Java News
11/06/2023 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Tiranën nën akuzën për shpërdorim detyre. Gjokutaj u arrestua me zyrtarët e Ministrisë së Financave, pasi akuzohen se firmosën dokumentet e një magazinë për t’i kaluar 1.2 mln €‎ kompensim një qytetari, Ilir Thana. Edhe këtij të fundit, i është komunikuar akuza për mashtrim me pasoja të rënda, ndërsa përmbaruesi Alban Rulit akuzohet për shpërdorim detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Pritet ti komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës edhe drejtorit juridik Fatmir Hoxha.

Kujtojmë se Arlind Gjokutaj së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pasi akuzohen se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 milionë euro kompensim një qytetari me emrin Ilir Thana, të cilin e trajtuan si ish-pronar, pa qenë i tillë. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim. Gjithçka u bë për një magazinë që shteti ia shiti Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë, duke dëmshpërblyer me këste Ilir Thanën me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut. Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer 1 herë, Ilir Thana kërkoi duke përdorur përmbaruesit arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.

Çfarë ka ndodhur hap pas hapi sipas prokurorisë:
1992-i shitet nga shteti Ilir Thanës magazina industruale
1995-Komisioni i kthimit të pronave ia merr dhe ia jep një tjetër personi
1996-Gjykata e Tiranës vendos dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
2000-Apeli konfirmon vendimin e shkallës së parë për dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
Pas vendimit të Gjykatës Ministria e Financave nis zbatimin e tij duke kthyer paratë
2005-Në shkelje të ligji Ilir Thana shet ndërtesën edhe pa qenë ligjërisht pronar
21 qershor 2022 Ministria e Financave njoftohet për shitjen e vitit 2005, megjithatë vijojnë procredurat për dhëniën e parave për Ilir Thanën, në bazë të një rivlerësimi të bërë në vitin 2021 në vlerën 82.6 milionë lekë.
9 gusht 2022-Përmbaruesi Alban Ruli rivlerëson objektin me rreth 1.2 milionë euro
Ministria e Financave nga kjo shifër i kalon Thanës rreth 400 mijë euro, një pjesë motrës së tij Shpresa Prifti
Prokuroria urdhëron sekuestrimin e llogarive bankare të Thanës dhe motrës së tij
Dhjetor 2022-Arrestohet Ilir Thana me akuzën e mashtrimit
Janar 2023-Arrestohen zyrtarët e Ministrisë së Financave me akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’

/f.stafa

Next Post
Dritan Abazoviç: Dua të martohem, por s’më japin vajzën për grua…!

Abazoviç: Koalicioni ynë, shtylla kryesore e qeverisë së ardhshme. Shqiptarët më të përfaqësuar se kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In