Një lajm i bujshëm po qarkullon së fundmi në mediat italiane, konkretisht te “La Republica”, që raporton se presidenca e Milanit ka refuzuar një ofertë marramendëse nga një biznesmen amerikan, që kërkonte të merrte klubin nga “San Siro”.
Dan Friedkin kishte ofruar në muajt e fundit 1.2 miliardë euro për të marrë në pronësi Milanin, por fondi Elliot ka refuzuar.
Amerikani kishte kohë që e ndiqte klubin kuqezi, por që nuk arriti në një marrëveshje me Elliot. Kjo edhe ishte arsyeja që Friedkin u përqendrua për të marrë klubin e Romës.
g.kosovari