• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

007 shqiptare që u mashtruan nga Gulf, tollonat fiktive në zemër të SHISH

by Java News
03/03/2019 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në skemën e mashtrimit me tollonat fiktive nga kompania Sun Petrolium Albania njohur edhe si GULF, nuk ka rënë vetëm qytetarët, por edhe Shërbimi Informativ Shtetëror. ReportTv ka siguruar ekskluzivisht dokumentin ku rezulton se GULF i shiti SHISH-it, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimit Informativ Durrës, 3310 litra karburant duke i marrë paratë, por pa i dhënë karburant, pasi menjëherë pas shitjes së tollanave, kompania shpalli falimentin duke u larguar nga Shqipëria.

Karburanti i blerë me parapagim nëpër distributor shërbehet me tollona çka rezulton se në skemën e mashtrimit me tollona ka rënë edhe SHISH. Kjo sasi karburanti ishte kontraktuar nga SHISH e ndarë në 2233 litra naftë  dhe 1077 litra benzinë, por SHISH pak muaj pas nënshkrimit të kontratës me GULF nuk e ka marrë mallin e parapaguar.

Nga dokumenti i siguruar rezulton se “Drejtoria e SHISH Durrës, me cilësinë e Autoritetit Kontraktor, ka lidhur me shoqërinë “Sun Petroleum Albania” sh.p.k, kontratë furnizimi nr. 82/2, date 07.06.2017 me objekt: “Blerje karburanti-gazoil lO ppm ULSD dhe benzine pa plumb,me kartë elektronike”

E teksa kompania kishte nisur problemet e saj, SHISH si një ndër institucionet përgjegjëse për hetimin e paligjshmërive, nuk ka zbuluar asgjë të tillë deri sa njësoj si qytetarët kur ka shkuar në pikat e karburanteve i ka gjetur ata të mbyllura dhe nuk ka marrë furnizim.

“Kontrata është ekzekutuar deri më datëa 19.04.2018. Prej kësaj date e në vazhdim, te gjitha pikat me karburant të këtij kontraktuesi janë të bllokuara dhe nuk kanë bërë furnizimin me karburant të automjeteve të SHISH”, – thuhet në dokumentin e siguruar nga Report Tv.

Kjo sasi e ndarë në gasoil dhe benzinë është paguar nga SHISH Durrës në dy këste edhe pse malli nuk ishte dorëzuar pranë institucionit të rëndësisë së veçantë.

Më datë 12.06.2017, me vlerë 646, 949.00 lekë është kaluar një transaksion tek GULF dhe dhjetë ditë më vonë pagesa e dytë me vlerën 287.002.00 lekë, gjithsej në total 933.951 lekë paguar brenda datës 22 qershor 2017.

Gjykata ka pranuar padinë e Shërbimit Informativ Shtetëror duke bërë sekuestro për asetet e GULF por jo për të gjithë shumën pasi sipas gjykatës SHISH ka shkelur ligjin duke paguar paradhënie një mall të cilin ende nuk e kishte marrë.

Aktualisht hetimet për skandalin e tollonave fiktive janë të hapura ndërsa në qeli nuk qëndron askush dhe gjykatat kanë nxjerrë 10 urdhër sekuestro për borxhet e pashlyera të GULF. /raport.tv

 

/a.meta

Next Post
Zyrat e Punës, 584 të punësuar në një javë

Zyrat e Punës, 584 të punësuar në një javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In