Sfida mes Sevijas dhe Juventusit ka nisur që mbrëmjen e djeshme por jo ashtu sic duhet.
Një tifoz është dërguar në spital pas plagëve të marra në konfrontim e sipër në një bar në qëndër të qytetit spanjoll.
Burime nga policia bëjnë me dije se pavarësisht plagëve të marra personi ëshë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu dy të rinj të tjerë janë plagosur lehtë gjatë dhunës së ushtruar në lokal.
Autoritet thonë se sherri filloj kur një grup i tifozëve të Sevillas nisi të sulmojë fansat e Juventusit në pjesën perëndimore të qytetit. Është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar gjendjen dhe ende nuk ka të arrestuar. Me shumë se 800 forca sigurie priten të jenë sot të pranishme në ‘Ramon Sanchez-Pizjuan Stadium’ në Sevija.