Në Francë nuk do të jenë vetëm shqiptarët e kombëtares, por edhe shumë të tjerë që do të përfaqësojnë vende të tjera.
Shkodran Mustafi pritet ta përfaqësojë Gjermaninë, Adnan Januzaj Belgjikën. Zvicra pritet të udhëtojë me shtatë lojtarë shqiptarë: Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin, Valon Behramin, Admir Mehmedin, Pajtim Kasamin, Blerim Xhemialin.
Europianit mund t’i bashkohet edhe mbrojtësi i Danimarkës, Riza Durmishi, i cili me kombëtaren e tij është në fazën e play-offit, pasi mbeti në vendin e tretë në grup me Shqipërinë