• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

​​Haradinaj: Kosova nuk do të ndahet, do ta mbrojmë edhe me jetë

by A R
08/09/2019 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarisht është shpallur kandidatura e Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës, për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, të cilat janë në koalicion parazgjedhor, përveç nominimit të Haradinajt, kanë prezantuar edhe 110 kandidatët për deputet të Kuvendit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës, as në tavolinën e bisedimeve, e as në forma të tjera.

“Kur ne ishim duke mbrojtur pragun e shtëpisë sonë atëherë, që ishte edhe pragu i jetës sonë, NATO e primë nga Amerika na ndihmoi, u jemi përjetë mirënjohës. Por kush është shtëpia jonë sot, shtëpia jonë e gjithë neve që jetojmë në Kosovë, edhe e komuniteteve, është Kosova, kush është pragu i shtëpisë sonë sot, prahu i shtëpisë sonë është kufiri, është Kushtetuta, është deklarata e Pavarësisë, është vendimi i GJND-së, dhe ne e kemi mbrojtur dhe do e mbrojmë edhe sot, do ta mbrojmë gjithnjë pragun e shtëpisë, Kosovën. Kosova nuk ka me u nda, as në tavolinë, as pas shpine, as në front, do ta mbrojmë Kosovën, qoftë edhe me jetë”, tha ai.

Ai tha se populli i Kosovës është zot shtëpie.

Para simpatizantëve të AAK-së dhe PSD-së, Haradinaj tha se Kosova nuk duhet të kthehet prapa duke u mashtruar nga oponentë, që sipas tij në kohë fushate i mashtrojnë qytetarët për t’u marrë votën.

“Pse me u kthy prapa, pse mos me ecë përpara, a e dini se kthehet prapa Kosova nëse Kosova i jep përkrahje ose mashtrohet prej oponentëve tanë, të cilët janë po të njëjtit veç në kohë të zgjedhjeve ndryshojnë, sepse ata janë të njëjtit, i njohim i kemi parë, por në kohë të zgjedhjeve bëhen engjuj për me marrë votën e qytetarëve tanë, pastaj vazhdojnë me të vjetrën, sepse ata vetëm me të vjetrën dinë me punu”, tha ai.

Ai tha se në listën për deputetë kanë futur njerëz me përkushtim dhe që do të rrisin punësimin në Kosovë.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti foli për taksën 100%, ku tha se Ramush Haradinaj ka pasur presione më shumë nga vendorët për ta hequr atë, por që sipas tij, nuk ka hequr dorë dhe për këtë ka dhënë edhe dorëheqjen.

“Unë kam qenë në ato takime të cilat i kemi mbajtur me Ramushin dhe të tjerët, kur thonin hiqne taksën, kur presion na bënin jo vetëm disa qarqe ndërkombëtare, por presion na bënin edhe disa njerëz të Kosovës, besa edhe nga brenda koalicionit që i ka pasur. Presionin më të madh e kemi pasur prej njerëzve brenda. Edhe atëherë, nëpër mbledhje kur mbesnim vet, edhe deri në fund saqë dha edhe dorëheqje për mos me lëshu pe, ne treguam se për ta mbrojtur Kosovën nevojitet guxim. Sikurse edhe taksa 100%, nevojitet 100% guxim”, tha ai.

Ahmeti tha se njëjtë sikur taksa 100%, nevojitet edhe 100% guxim, dije e përkushtim që të zhvillohet Kosova.

“Po e shihni edhe 20 vite pas luftës, 10 vite pas shpalljes së Pavarësisë, dikush po mundohet ta vë në pyetje shtetin dhe territorin tonë, e për të nejt në këto vija, në këto qëndrime 20 vjet, patjetër që nevojitet 100% përkushtim. Andaj, bashkëqytetarë të nderuar, kur të u pyesin pse duhet ta votojmë koalicionin AAK-PSD, ju duhet t’i thuani, sepse për ta mbajt 100% Kosovën shtet na nevojitet 100% guxim, 100% përkushtim dhe 100% dije, që ky koalicion e ka. Fatkeqësisht po jetojmë në një kohë kur kapësit e shtetit na folin për çkapje të shtetit, kur ata që frikësohen na flasin për mbrojtje të kufijve, dhe ata që duan t’i shkatërrojnë institucionet na flasin për ndërtimin e tyre”, tha Ahmeti.

Në këtë tubim, koalicioni AAK-PSD prezantoi edhe kandidatët për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

/a.r

Next Post
I arrestoi një natë më parë, 25-vjeçari dhe shoku i tij i zënë pritë policit

Iu kthye dhunshëm policit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In