Durrësi është tronditur sot nga një vrasje e dyfishtë. Një i ri ka vrarë më armë zjarri gjyshen e tij, 80-vjeçare dhe më pas ka drejtuar automatikun drejt vetës duke u vetëvrarë.
Mësohet se 25-vjeçari Ersid Curri, personi që shihni në këtë foto, ka vrarë me armë gjyshen me inicialet H.C dhe pastaj veten. Sipas policisë, banesa ku u gjetën trupat e viktimave ishte e mbyllur nga brenda.
Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë pasi kanë degjuar të shtënat me armë.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur pranë Muzeut të Dëshmorëve rreth orës 12:15 minuta.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.04.2017, ora 12: 15, në lagjen Nr.10, Durrës, në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasit E.C. 25 vjeç dhe gjyshja e tij, H.C 80 vjeçe.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë.
Banesa ka qenë e mbyllur me çelës nga brenda. Nga hetimet paraprake dyshohet se nipi ka vrarë gjyshen e tij dhe më pas veten. Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri, automatik.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
a.ç