Ka një bindje në opinionin publik se Ilir Meta vijon të drejtojë LSI-në në prapaskenë. Por President i Republikës e ka mohuar duke e cilësuar si përrallë.
“Unë nuk kam asnjë dëshirë që të drejtoj një forcë politike në kundërshtim me detyrën. Kam bërë gjithçka për LSI-në. Unë jam i bindur se nga ky pozicion do të dal më i ri sesa kam hyrë” – u shpreh Ilir Meta për emisionin Opinion.
Ai tha se nuk po mendon se ku do të punojë pasi të përfundojë detyrën e presidentit.
“Unë i kam përqëndruar energjitë tek detyra kushtetuese. Është një përgjegjësi dhe jo një mundësi që i jepet kujtdo” – tha kreu i shtetit.
Megjithatë, Ilir Meta tha se nuk e përjashton dëshirën për një mandat të dytë.
I pyetur se nëse do dëshironte të ngjitej në male me kryeministrin Rama, ai u shpreh: “Me kënaqësinë më të madhe, por është shumë i dhënë pas detit. Për shembull në Qeparo fushë, Qeparo mal, Pilur, në këto zonat e jugut besoj”.
Ndërkohë, kreu i shtetit përmendi edhe përplasjet me Berishën gjatë kohës kur ky i fundit ishte President.
Megjithatë ai tha se mes tyre ka një marrëdhënie të veçantë.
“Të gjitha ngjarjet në kompleksin e tyre kanë krijuar një marrëdhënie të veçantë. Është një kimi tjetër” – tha Presidenti.
/JavaNews/b.d