• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Matura Shtetërore, kandidatët që kanë të drejtë të hyjnë në provimet e vjeshtës

by Java News
25/08/2016 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maturantët që nuk kanë mundur t’i kalojnë me sukses provimet e Maturës Shtetërore 2016 do të kenë mundësi t’i rijapin ato në sezonin e dytë, në muajin shtator.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, janë rreth 7 mijë maturantë që kanë ngelur në provimet e maturës. Për këta kandidatë, sezoni i vjeshtës sipas udhëzimit të MAS-it do të startojë në 30 gusht, me provimin e gjuhës së huaj me detyrim, dhe do të mbyllet më 10 shtator, me provimet me zgjedhje. Maturantët që do kalojnë me sukses këto provime do kenë të drejtën të garojnë në raundin e dytë të pranimeve në universitet, i cili starton më 23 shtator. Veç maturantëve mbetës, në provimet e maturës janë edhe rreth 1.500 maturantë që kanë ngelur gjatë vitit shkollor 2015-2016 në një apo dy lëndë, të cilët kanë pasur dy data për t’i shlyer provimet, 22 dhe 23 gushtin. Ata që i kanë kaluar me sukses këto provime kanë mundësi të futen në provimet e maturës, duke bërë që numri i kandidatëve që mund të futen në këto provime të jetë rreth 8.500 maturantë.

DATAT & TESTI

Provimet e sezonit të dytë të Maturës shtetërore 2016 do të startojnë me provimin e detyruar të gjuhës së huaj, i cili zhvillohet në datën 30 gusht. Më pas vijojnë me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në datën 2 shtator, katër ditë më pas do të jetë provimi i Matematikës, pra më 6 shtator, dhe provimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen më 10 shtator. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat, 13 pyetje do të jenë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 kërkesa do të jenë me zhvillim dhe vlerësohen me 37 pikë. Secili prej provimeve do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat, 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me 10 pikë, kurse 20 pyetje janë me zhvillim dhe vlerësohen me 30 pikë. Koha që do të kenë maturantët në dispozicion për dy provimet me zgjedhje është 3 orë. Sipas udhëzimit të Ministrisë të Arsimit dhe Sportit, provimet e maturës në sezonin e vjeshtës nisin në orën 10:00, ndërkohë që kandidatët që kanë vetëm një provim me zgjedhje hyjnë në orën 11:00. Ndërsa ata maturantë që kanë zgjedhur si provim me zgjedhje anglishten, do ta japin provimin në orën 13:30. “Kandidatët që japin provim me zgjedhje vetëm gjuhën e huaj anglisht ‘TOEFL Junior Standard Test’, hyjnë në provim në orën 13:30”, përcaktohet në udhëzimin e MAS-it.

KATEGORITË

Në sezonin e dytë të Maturës Shtetërore 2016 janë përcaktuar katër kategori që do të mund të marrin pjesë në provime. Kategoria e parë janë maturantët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime në sezonin e parë të Maturës Shtetërore. Kategoria e dytë janë kandidatët që rezultuan mbetës në vitin shkollor 2015-201, por kanë arritur t’i shlyejnë detyrimet para nisjes së provimeve të maturës. Për këta kandidatë është i vlefshëm Formulari A1 për dhënien e provimeve në këtë fazë të dytë. Të drejtë për të hyrë në provimet e maturës kanë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2016, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore dhe për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar Formularin A1Z. Ndërkohë që, një tjetër kategori janë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në komisionin e posaçëm ngritur nga MAS-i, dhe duhet të japin një ose dy provime me zgjedhje./GSH/.a.k

Next Post
Video e shqiptares, që i preu kokën burri në kampin gjerman

Video e shqiptares, që i preu kokën burri në kampin gjerman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

December 23, 2025
Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

December 23, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Ndryshon Buxheti, Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

December 23, 2025
Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

December 23, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Atreiu, Mikele Plaçido dhe heroizmi pa ide

December 23, 2025
Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital!  Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital! Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

December 23, 2025
Nuk ndryshon norma e interesit, guvernatori Sejko: Pritet rritje ekonomike!

Guvernatori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

December 23, 2025
Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

December 23, 2025
Gërdeci dhe “zbulimi” i ri për Shkëlzenin

Gërdeci dhe “zbulimi” i ri për Shkëlzenin

December 23, 2025

Fundi i qytetarit demokratik në Shqipëri!

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com