Ky është viti i tretë që Kryeministria rikthen “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” gjatë festave të fundvitit. Kryeministria njoftoi se prej orës 18.30 të ditës së sotme do të mund të shkruani urimet tuaja në murin e kryeministrisë. Të gjithë mund të ndajnë gëzimin e festave me kë dëshirojnë përmes një mesazhi, imazhi apo video, që do të projektohen mbi murin e Kryeministrisë. Të ardhurat e mbledhura nga postimi i sms-ve, fotove apo videove të urimeve do të shkojnë për bamirësi.