Foltorja e ish-liderit demokrat do të ndalet ditën e sotme në Korçë.
“Kinema Millenium” është mbushur me simpatizantë të shumtë në pritje të doktorit, i cili sot feston edhe 77-vjetorin e lindjes.
Të pranishëm në sallë janë deputeti Flamur Noka, Gjergji Papa, Edmond Spaho, Eleina Qirici dhe nuk kishte si të mungonte edhe Stresi.
Mësohet se krah Berishës do të jetë dhe Sorina Koti, Agron Azisllari, Devis Osmani, Ardi Shkëlqimi, Arben Ristani, Tritan shehu, Klevis Balliu, Flamur Noka etj.