Në përkujtim të vrasjeve të ndodhura në Bulevard gjatë protestës së 21 janarit 2011, Alba Malltezi ka intervistuar në Shqiptarja.com gazetarin Fatos Mahmutaj,i cili mbeti i plagosur në atë protestë.
Malltezi shkruan se ako kohe, në News 24 që drejtohej nga Carlo Bollino, u transmetuan dhe u vërtetuan me figurë se vrasjet e katër mbështetësve të opozitës së atëhershme ishin bërë nga gardistët brenda rrethimit të kryeministrisë.
Por sipas Malltezit, News 24 u ble disa uaj më vonë nga një biznesmen i afërt me Berishën për 4 6 milionë euro.
Kjo lëvizje sipas Malltezit, që është bashkëshortja e Carlo Bollinos erdhi pasi Berisha nuk kishte mundur të kontrollonte kurrë atë media.
“Ndërsa transmetonim me dhimbje e pasion në News24 të vërtetat për 21 Janarin 2011, ne, drejtuesit e grupit të vetëm me pronësi italiane, i cili prej 1993 ishte themeluar dhe drejtohej nga Carlo Bollino në Shqipëri, nuk e dinim se po firmosnim dhe fundin e punës tonë aty. E vërteta e madhe e treguar prej nesh me pamjet ekskluzive se plumbat që kishin shtrirë përtokë duke lënë pa jetë katër protestues, ishin qëlluar nga Garda e Republikës që ndodhej brenda oborrit të Qeverisë do të sillte pasoja për drejtuesit e grupit mediatik: mënjanimin me ndryshimin e pronësisë.
Kohë më pas u mor vesh se publikimi i videove nga News24, që tregonin njëkohësisht përgjegjësitë penale të Gardës, përgjegjësitë politike të qeverisë dhe të pavërtetat e Sali Berishës, i cili kishte tentuar të inkriminonte Edi Ramën dhe organizatorët e protestës duke i akuzuar për vrasjet, shtyu pikërisht Berishën dhe njerëzit e tij të mbështesnin ndryshimin e pronësisë të atij grupi editorial, të cilin nuk kishte mundur ta kontrollonte asnjëherë, dhe as t’i mbyllte gojën. Në pak javë, një biznesmen afër Partisë Demokratike dha 6 milionë euro që u kërkuan për shitjen nga pronarët italianë që jetonin në Siçili dhe me 11 maj 2011 (saktësisht 4 muaj pas 21 Janarit) ai zë i shtypit të lirë kaloi nën kontrollin e PD-së.
Ai 21 janar 2011 qëlloi i rëndë edhe për ne të medias, edhe pse në një formë tjetër, falë Zotit, e rekuperueshme në krahasim me 4 protestuesit që humbën jetën e që sot, në këtë 5 vjetor dëshirojmë t’i kujtojmë: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Sot për ta nuk është vendosur ende drejtësi”, – shkruan Alba Malltezi në Shqiptarja.com.