Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Elisabeth Millard nënvizoi partneritetin e fortë ushtarak ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Ajo vizitoi një stërvitje me forcat shqiptare mbi asgjësimin e pajisjeve shpërthyese, të drejtuar nga Forca Ajrore Europiane e Shteteve të Bashkuara dhe Garda Kombëtare Ajrore e New Jersey.
Millard shprehu po ashtu vlerësimin për kontributin e ushtrisë shqiptare në operacionet e koalicionit në Afganistan, si dhe operacione të tjera të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe NATO-s./a.ç