• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtarja e DASH: Rusia do përpiqet t’i pengojë, Shqipëria dhe RMV duhet të anëtarësohen sa më shpejt në BE

by
07/06/2022 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një interviste me shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës, Zv.Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Laura K. Cooper, tha se për Shtetet e Bashkuara, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duhet të përparojë me shpejtësi.

Zonja Cooper vlerësoi rolin udhëheqës të Maqedonisë së Veriut për përqasjen e procesit të integrimit nëpërmjet bisedimeve ndërmjet Shkupit dhe Sofies, nga të cilat ka rezultuar një dialog i dobishëm diplomatik.

Ajo megjithatë paralajmëroi se Rusia do të përpiqet të shfrytëzojë ndasitë dhe të pengojë anëtarësimin në BE të këtyre dy vendeve, ashtu siç pati vepruar më parë me anëtarësimin në NATO.

Zonja Cooper tha se në këtë kuadër merr vlerë të veçantë lufta kundër dezinformimit, që do të jetë një sfidë e vazhdueshme për të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe më gjerë në mbarë globin. Ajo vlerësoi angazhimin e Maqedonisë së Veriut për t’u përballur me këtë sfidë, nëpërmjet krijimit të programeve konkrete, caktimit të burimeve të duhura, si dhe zhvillimit të një dialogu të drejtpërdrejtë me publikun dhe vendet aleate të NATO-s.

“Nuk mund të ndreqet çdo pjesë dezinformimi. Kjo nuk është një mënyrë frutdhënëse. Por, mund të jemi të qartë për drejtimin e duhur, si p.sh. të themi të vërtetën për atë që po ndodh në Ukrainë”, tha ajo.

E pyetur për pasojat që mund të kenë vende si Maqedonia e Veriut nga një reagim i mundshëm i Rusisë pas ndalimit të udhëtimit të ministrit të jashtëm rus drejt Beogradit, zonja Cooper vuri në dukje se pikërisht në këto momente, Rusia po përpiqet të rikthehet në pozita rëndësie në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Dhe realiteti është se Rusia është më e izoluar se kurrë më parë. E pamë këtë në votimet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. E pamë këtë në sanksionet masive ndaj Rusisë, përfshirë masën më të fundit të ndërmarrë nga evropianët për të kufizuar importet energjitike nga Rusia… Rusia mendoi se lufta në Ukrainë do të përçante NATO-n. Rusia mendoi se do ta ndihmonte të arrinte objektivat e politikës së saj të jashtme. Në fakt, ajo çfarë konstatoi Rusia është se ushtria e saj po turpërohet nga rezultatet e dobëta dhe metodat e vjetëruara”, tha zonja Cooper.

Zv.Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes përsëriti se në rajonin e Ballkanit mjetet që përdor më shumë Rusia janë në fushën e informacionit, ndërsa bën përpjekje të vazhdueshme për të ndikuar tek mediat që përgatisin lajmet dhe për të ndikuar tek mënyra se si njerëzit e perceptojnë politikën e jashtme të Rusisë, si dhe për të penguar punën e qeverive në rajon dhe për të mbjellë përçarje në popullatë. Fatmirësisht, tha zonja Cooper, edhe Perëndimi ka aftësi për të vënë në përdorim me vërtetësi informacionin dhe për t’iu kundërvënë mjeteve dezinformuese të Rusisë./VOA

/e.d

Next Post
Hakmarrje? Dy ditë pas sherrit me reperin Cllevio, Noizy-t i vendosin tritol në lokalin në Durrës

Hakmarrje? Dy ditë pas sherrit me reperin Cllevio, Noizy-t i vendosin tritol në lokalin në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epstein/ Bill dhe Hillary Clinton do të dëshmojnë në hetimin e Kongresit

Epstein/ Bill dhe Hillary Clinton do të dëshmojnë në hetimin e Kongresit

February 3, 2026
Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

February 3, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

February 3, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 7 persona u paraqitën si policë në berberhane, do dhunonin nipin e Ardian Nikulajt pas një sherri në 2025

February 3, 2026
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

February 3, 2026
‘Saliu nuk lufton për të marrë qeverinë’, Mërtiri: Votimi elektronik duhej të publikohej menjëherë

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

February 3, 2026
Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

February 3, 2026
Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

February 3, 2026
voton-berishaaa-770×420

Nëse zgjedhjet mbahen sot, sondazhi: Berisha fiton… vendin e dytë!

February 3, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In