• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtarizohet miqësorja e dytë, me kë do të përballet Shqipëria më 29 Mars

by A R
11/01/2022 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarizohet edhe miqësorja e dytë e Shqipërisë në muajin Mars. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Gjeorgjinë më 29 Mars në atë që do të jetë ndeshja e 14-të mes dy vendeve. Pas arritjes së akordit me Spanjën për miqësoren e 26 Marsit, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën Gjeorgjiane për të luajtur këtë ndeshje.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europianit e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.

Dueli i parë është luajtur në Shqipëri më 14 Dhjetor 1994 dhe ishte i vlefshëm për eliminatoret e Europianit 1996. Ajo sfidë u fitua nga Gjeorgjia me rezultatin 1-0. Takimi i fundit me Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka qenë miqësorja e 16 nëntorit 2015, që u luajt në stadiumin “Qemal Stafa” dhe u mbyll në barazim 2-2.

/a.r

Next Post
“Show” me pistoleta dhe drogë në rrjetet sociale/ Guximi që çoi pas hekurave babain dhe dy djemtë në Shkodër

“Show” me pistoleta dhe drogë në rrjetet sociale/ Guximi që çoi pas hekurave babain dhe dy djemtë në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In