Forcat ruse kanë bombarduan qytetin e Mykolaiv gjatë natës, duke bërë që zyrtarët të vendosin një shtetrrethim përpara periudhës së Pashkëve. Kjo u deklarua nga guvernatori rajonal ukrainas.
“Ka pasur përsëri bombardime sonte. Ata goditën një kafene, por pa viktima, falë Zotit” tha Vitaliy Kim, kreu i administratës ushtarake rajonale të Mykolaiv.
Njoftimi vjen një ditë pasi Hanna Zamazeeva, shefja e këshillit rajonal të Mykolaiv, tha se të paktën 20 njerëz ishin plagosur në rajon në dy ditët e fundit, mes sulmeve nga trupat ruse.
Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar për provokime të papërcaktuara nga forcat ruse gjatë festës së Pashkëve, e cila festohet nga shumë ukrainas sipas kalendarit Julian, dhe u kanë kërkuar qytetarëve në disa rajone që ta festojnë në shtëpi.
Territori midis Mykolaiv dhe Kherson në juglindje ka pasur luftime intensive gjatë tre javëve të fundit ndërsa forcat ukrainase kanë nisur kundërsulme. Vetë Mykolaiv është bombarudar rregullisht nga forcat ruse, por mbetet nën kontrollin e Ukrainës.
Ndërkohë dy persona janë vrarë në bombardimet në qytetin lindor të Popasna, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Hayday, i cili akuzoi forcat ruse për bombardimet në shtëpive private.
“Përveç përleshjeve në rrugë, ushtria ruse po bombardon vazhdimisht ndërtesa të larta dhe shtëpi private. Dje, vendasit përballuan pesë sulme me artileri. Megjithatë, jo të gjithë mbijetuan. Në mbrëmje, një banor 66-vjeçar i Popasna-s vdiq, ndërsa gruaja e tij u plagos. Gjithashtu, një person tjetër vdiq si pasojë e bombardimeve”, tha ai.
Hayday tha se rreth 30 njerëz ishin evakuuar nga qyteti i afërt i Severodonetsk, përfshirë 15 pacientë të shtrirë në shtrat.
Vendbanimet në Luhansk janë vënë nën shënjestër të sulmeve të forta mes një shtytjeje të gjerë ushtarake ruse për të marrë dhe mbajtur më shumë territor në rajonin lindor të Donbasit.