• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zyrtari i lartë rus i quan veprimet lituaneze armiqësore: Do të ketë pasoja të tmerrshme

by Java News
21/06/2022 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ZyrtarI i lartë rus, Nikolai Patrushev e ka përshkruar njoftimin e Lituanisë për të ndaluar transitin e materialeve të sanksionuara nga Bashkimi Evropian në Rusi përmes Kaliningradit, enklavës së Rusisë në BE, si “armiqësore” dhe premtoi hakmarrje.

“Rusia me siguri do t’i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore. Masat janë duke u përpunuar në format ndërinstitucional dhe do të merren në të ardhmen e afërt”, tha ai sipas agjensisë shtetërore të lajmeve Ria Novosti.
“Pasojat e tyre do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën lituaneze”, shtoi ai.
Patrushev mbërriti në Kaliningrad, i cili ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë në bregdetin Baltik, të martën për t’u takuar me guvernatorin e saj, Anton Alikhanov.

Hekurudhat e Lituanisë, kompania shtetërore hekurudhore, e kishte njoftuar Rusinë se duke filluar nga mesnata e 18 qershorit, trenat tranzit me mallra që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së nuk do të lejohen më të kalojnë, tha Alikhanov në kanalin e tij telegram të premten.

Sipas lajmeve shtetërore ruse, të përfshira në listën e mallrave të ndaluara të publikuara nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kaliningradit janë pajisjet industriale, veglat e makinerive dhe makinat për prodhimin dhe materialet e ndërtimit, si dhe mallra të ndryshme luksoze, vepra arti dhe antike dhe pajisje golfi sipas agjencisë TASS.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Lituanisë shkroi në Twitter se tranziti i pasagjerëve dhe mallrave të pasanksionuara vazhdon pa ndërprerje, se vendi nuk ka vendosur asnjë kufizim të njëanshëm, individual apo shtesë dhe se po vepron plotësisht në përputhje me ligjin e BE-së.

Next Post
Veliaj pret dy kampionët e Europës në Peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe Evangjeli Veli: Më shumë mbështetje për talentet tona

Veliaj pret dy kampionët e Europës në Peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe Evangjeli Veli: Më shumë mbështetje për talentet tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In