Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger ka sqaruar lajmin në lidhje me teatrin duke thënë se deklarata e tij është keqpërdorur dhe është nxjerrë jashtë kontekstit.
I pyetur në lidhje me qëndrimin e tij, Thomas Greminger nënvizon se kjo çështje u përket autoriteteve vendase dhe se institucionet shqiptare janë të afta të zgjidhin vetë çështjen.
“Jam i shqetësuar teksa shoh se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti.
Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të tregojnë përmbajtje dhe t’i japin procedurave institucionale kohën e nevojshme për të arritur në një vendim sa i takon një çështje të ndjeshme dhe të politizuar.
Jam i bindur se institucionet shqiptare do të jenë në gjendje të zgjidhin këtë mosmarrëveshje ligjore, në përputhje të plotë me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike.
OSBE, dhe unë personalisht, jemi angazhuar për të mbështetur procesin e reformave në Shqipëri. Përzemërsisht, Thomas Greminger”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së.
Më herët në media u raportua se Greminger i kërkoi qeverisë që të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
/a.r