• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zyrtari i lartë amerikan: Rusia përdor protestat për të sulmuar demokracinë e SHBA

by Ardit Rada
05/06/2020 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janusz Bugajski, studiues në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane në Uashington, thotë se Rusia përpiqet të shfrytëzojë protestat në qytetet e Shteteve të Bashkuara për të sulmuar demokracinë amerikane dhe rolin e Amerikës në botë. Në një bisedë me kolegun e Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi, zoti Bugajski shpjegon se kjo është një taktikë e vjetër e Moskës por që po përdoret në kushte të reja.

Zëri i Amerikës: Zoti Bugajski, kemi parë kohët e fundit se si mediat e kontrolluara nga Kremlini, portalet e tyre, e të tjera janë përqendruar në diskreditimin e institucioneve demokratike amerikane, për shembull duke e portretizuar policinë amerikane si brutale dhe raciste. Sa të suksesshme janë taktika të tilla?

Janusz Bugajski: Ato shfrytëzojnë një pjesë të dialogut ekstremist në Amerikë. Dua të them, Amerika është një shoqëri shumë e ndarë politikisht siç e dimë, dhe në shumë aspekte edhe nga pikëpamja sociale. Nuk janë rusët që e shpikën këtë, por ata përpiqen ta shfrytëzojnë në favor të tyre. Qeveria ruse, siç e thatë ju, përdor agjentë të ndikimit, influencues në internet dhe njerëz të tjerë për të përhapur idenë sikur Amerika është një shoqëri në kolaps, një shoqëri e padrejtë, një shoqëri e ndarë nga pikëpamja racore dhe në konflikt të përjetshëm. Nëse shihni disa nga filmat në televizionin rus për atë që po ndodh në Amerikë, aty Amerika paraqitet si një vend ku askush nuk do të dëshironte të shkonte. Ata e bëjnë të duket sikur në Amerikë asnjë rrugë nuk është e sigurt, asnjë qytet nuk është i sigurt.

Zëri i Amerikës: Si ndikon ky lloj portretizimi nga ana e Moskës tek imazhi i Amerikës në botë, nëse ka ndonjë ndikim?

Janusz Bugajski: Tradicionalisht, në kohën sovjetike, propaganda nga ana e Moskës synonte jo vetëm Amerikën, por edhe vendet e tjera të botës. Me fjalë të tjera, të përpiqemi të diskreditojmë modelin amerikan të demokracisë, të përpiqemi ta paraqesim ndikimin amerikan si imperializëm dhe të denigrojmë sistemin ekonomik të Perëndimit. Ndonjëherë ata kanë patur sukses, ju e dini se njerëzit janë shumë naivë ndonjëherë. Ne e pamë këtë në kohërat sovjetike dhe mendoj se ndoshta po e shohim këtë tani, në pjesë të ndryshme të botës.

Zëri i Amerikës: Çfarë mund të thuhet për Ballkanin Perëndimor, ku Moska përpiqet të përhapë ndikimin e saj? A e ndihmojnë në fakt propagandën ruse aktet e dhunës apo plaçkitjet në qytetet amerikane, për t’u thënë këtyre vendeve: shikoni, demokracia e Amerikës është thjesht një fasadë; se Amerika është në prag të luftës civile, etj?

Janusz Bugajski: Po. Kjo është diçka që ata përhapin jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në të gjithë Evropën, në një përqindje të caktuar të popullsisë që nuk e njeh Amerikën. Dhe mund të besohet nga disa. Ajo shfrytëzon disa pozicione nacionaliste, për shembull të disa prej nacionalistëve serbë në veçanti, kundër Amerikës, por nuk mund të imagjinoj që ndonjë prej komuniteteve shqiptare në Ballkan do të ndikohej nga një propagandë e tillë simpliste për Amerikën. Shqiptarët e dinë se çfarë është Amerika, ata e dinë që ka probleme. Ata kanë atje familje dhe miq që i vizitojnë herë pas here. Pra, mendoj se shumica e njerëzve në rajon, dhe kjo mund të thueht edhe për boshnjakët dhe kroatët, nuk do të mashtrohen nga kjo.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, nëse ju do të ishit një diplomat amerikan në një nga këto vende, si do t’ua shpjegonit këtyre audiencave atë që ndodhi në qytetet amerikane ditët e fundit? Sepse duket se ka konfuzion.

Janusz Bugajski: Mënyra se si e përshkruaj unë është se Amerika është një demokraci dhe se nga një numër i caktuar policësh është bërë padrejtësi. Kjo ka ndodhur shumë herë më parë dhe fatkeqësisht nuk është trajtuar. Amerikanët kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre duke dalë në rrugë për të demonstruar, por askush nuk ka të drejtë të shkatërrojë pronën ose të plaçkisë dhe çdo demokraci duhet të mbrohet nga dhuna. Së dyti, do të thoja se ky lloj presioni publik shumë herë në historinë amerikane ka çuar në ndryshime. Për shembull, lëvizja e të drejtave civile në vitet 1960 çoi në ndryshime politike, ndryshime në legjislacionin për të drejtat e njeriut. Pra, duhet të perceptohet si një gjë shumë e shëndetshme që demokracia amerikane shpesh rigjenerohet nga opinioni publik.

Zëri i Amerikës: Në vendet si Shqipëria, ose Kosova që përballen me sfida të mëdha, si reformat zgjedhore në Shqipëri apo negociatat me Serbinë në Kosovë, mund të ekzistojë shqetësimi se Amerika është tepër e zënë me këto probleme të saj të brendshme sesa t’ju ndihmojë ju. A është kjo diçka që Rusia e përdor në avantazhin e saj?

Janusz Bugajski: Po. Padyshim, kjo është diçka që rusët do ta propagandonin dhe në fakt po e bëjnë këtë. Pra, se Amerika është aq e preokupuar me krizën e saj të brendshme saqë nuk ka kohë të merret me problemet tuaja. Kjo, në fakt, nga ana tjetër u ofron mundësi vendeve të tilla si Rusia, apo të tjerëve që kanë pretendime ndaj territoreve fqinje, të nxisin kriza pa patur shumë frikë nga një ndërhyrje amerikane. Pra kjo e ndihmon këtë lloj mesazhi, nxit destabilizimin e situatës, sepse inkurajon radikalët, inkurajon konfliktin. Është diçka nga e cila Rusia mund të përfitojë./VOA

/e.rr

Next Post
Durrës/ Bllokohet një pedalon në det, rrezikohet fundosja e tij

Durrës/ Bllokohet një pedalon në det, rrezikohet fundosja e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In