Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi sot raportin vjetor mbi trafikun e qënieve njerëzore, ku Shqipëria radhitet sërish në listën e vendeve me probleme sa i përket këtij fenomeni.
Sipas raportit, mbetet problematik trafikimi dhe shfrytëzmi i femrave dhe fëmijëve si brenda Shqipërisë, ashtu edhe jashtë vendit, ndërsa vlerësohet si problematike përfshirja e zyrtarëve në favorizimin e trafiqeve të paligjme.
Në raport thuhet se qeveria shqiptare ende nuk ka plotësuar kushtet më minimale për të luftuar fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore.
DASH thotë se është rritur numri i fëmijëve kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian që lypin nëpër rrugët e Shqipërisë.