• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zyrtarët europianë të sigurisë të shqetësuar: ISIS po ripërtërihet, pavarësisht humbjeve

by Java News
29/06/2017 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët evropianë të sigurisë janë gjithnjë e më të shqetësuar se shtrirja e Shtetit Islamik nuk do të zbehet, me gjithë faktin se grupi terrorist po humbet kontrollin në Mosul dhe Raqqa, dy kryeqytetet e kalifatit të vetëshpallur.

Ata paralajmërojnë për një organizatë që po ndryshon, me synimin për ta bartur luftën drejtpërdrejt në perendim.

“Megjithë humbjet e Shtetit Islamik në fushebetejë, grupi ka arritur një shkallë të re të mundësive”, paralajmëroi Manuel Navarrette, kreu i qendrës evropiane kundërterroriste të Europolit gjatë një vizite të kohëve të fundit në Washington.

“ISIS-i ka treguar aftësi për të goditur në cdo kohë, pothuajse në çdo shënjestër të zgjedhur”, tha ai.

Sipas tij, situatën e bën edhe më ogurzezë fakti se IS-i duket i aftë të shndërrojë rekrutët në operativ më shpejtë se kurrë më parë.

“Kjo nuk është parë më herët”, tha ai.

“Shumica e tyre zotohen për besnikëri vetëm një ditë më parë”, shtoi bashkërenduesi i Bashkimit Evropian kundër terrorizmit, Gilles de Kerchove. “Ata sulmojnë pranë vendeve ku jetojnë”.

Kjo është pikëpamje e përbashkët e shumë zyrtarëve evropianë, një pjesë e të cilëve e kanë bartur mesazhin tek kolegët e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Ata e përshkruajnë organzitën terroriste si të tillë që ka gjetur rrugë për t’u bërë shumë më e aftë duke mos u lënë hapësirë për gabime atyre që janë përgjegjës për ta ndalur.

Këta zyrtarë përmendin sulmet e fundit në Manchester, Londër e Paris dhe përpjekjen për sulm në Belgjikë si shenjë e asaj që pritet në të ardhmen.

“ISIS-i po ripërtërinë veten dhe po modernizohet vazhdimisht”, tha Dick Schoof, bashkërenduesi kombëtar për siguri dhe kundërterrorizëm në Holandë.

Dhe mbase askund nuk ka pasur zhvillim më brengosës të IS-it sesa në internet, mendon Schoof, sipas të cilit, mbështetësit e grupit dhe rekrutuesit janë bërë “më profesional” duke lëvizur përtej platformave si Twitter, Facebook dhe YouTube.

“Ata janë shumë më efektivë në ‘dark web’, në zonat e fshehta të internetit”, paralajëmroi Schoof.

Shqetësimet e tilla duket se janë në kundërshtim me paralajmërimet e vazhdueshme të zyrtarëve amerikanë për “diasporën terroriste” në të cilën luftëtarët e huaj, që dikur u dyndën në Shtetin Islamik, e kthejnë zemërimin në vendet e tyre, veçanërisht në perëndim.

“I ashtuquajturi kalifat do të thyhet”, u tha ligjvënësve amerikanë në shtator të vitit 2016, ish shefi i FBI-së, James Comey. “Sfidë do të jetë fakti se nëpër copat e asaj thyerjeje, do të vijnë qindra e qindra njerëz të rrezikshëm”.

Ndonëse, pa provuar që ta zvogëlojnë rrezikun, zyrtarët evropianë të kundër terrorizmit, thonë se kjo frikë ende nuk është manifestuar në vendet e tyre.

“Besoj se nuk do të kemi kthim masiv. Nuk do të kemi numër të madh të të kthyerve”, tha de Kerchove.

Zyrtarët evropianë thonë se nga afërsisht 5 mijë qytetarë që kanë udhëtuar për në Siri dhe Iark për t’u bashkuar me Shtetin Islamik, gjysma besohet të kenë vdekur. Ata mendojnë se shumë të tjerë do të luftojnë për IS-in në Irak dhe në Siri deri në fund, ose do të shkojnë drejt territoreve të reja jashtë perëndimit në të cilat mund të luftojnë.

“Shumica prej tyre do të vriten”, tha de Kerchove, duke i përshkruar si jo shumë të dukshme përpjekjet e IS-it për të futur luftëtarë në Evropë në mesin e migruesve.

Po ashtu, ka një besim se shumica e evropianëve që kanë shkuar për të luftuar për IS-in janë të njohur për agjencitë e zbulimit, identitetet e tyre janë përfshirë në sistemin infomrativ të zonës Shëngen, duke i bërë ata të njohur për policinë lokale dhe agjencitë kufitare.

Por, ka shqetësime se me gjithë përparimin, Evropa mbetet e cenueshme.

“Disa luftëtarë të huaj ende po kthehen”, i tha Zërit të Amerikës një diplomat evropian, duke mos dashur të identifiohet. Shume të tjera tashmë janë kthyer.

BE-ja vlerëson se mbi 1 mijë e 400 luftëtarë të huaj, gati një e treta e atyre që shkuan në luftë, tashmë janë kthyer në vendet e origjinës, ndonëse një pjesë e tyre janë gra dhe fëmije që kishin shoqëruar ata që synonin të bëheshin ‘xhihadistë’.

“Ky është një nga faktorët kryesor që ndihmon shpjegimin e valës së sulmeve në Evropë, qoftë atyre të parandaluar apo që patën sukses”, tha Seamus Hughes, zëvendësdrejtor i programit mbi ekstremizmin në universitetin George Washington, gjatë një dëgjimi në kongres të martën.

Zyrtarët evropainë thonë se shumë nga komplotet janë parandaluar dhe studimet flasin për rënie të numrit të sulmeve ku janë të përfshirë luftëtarët e huaj, pas sulmeve të nëntorit të vitit 2015 në Paris.

“Zyrtarët e rendit dhe të zbulimit në perëndim ishin shumë të mirë në përpjekjet për të shmangur sulmet nga luftëtarët e huaj”, tha Kim Cragin, nga Instituti për Studime Strategjike Kombëtare.

“Çështja është nëse këta zyrtarë të zbatimit të ligjit në fakt mund ta mbajnë këtë shkallë të përpjekjeve”./voa/

a.ç

 

 

Next Post
VIDEO/ Humbja e Bashës, video humori që po trondit rrjetin

VIDEO/ Humbja e Bashës, video humori që po trondit rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In