• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zyrtarët e vettingut mbrojtje të veçantë nga garda, pritet “furtuna” në drejtësi

by A R
30/09/2017 10:20
Individual customer service care personalization marketing segmentation and targeting customer relationship management (CRM) and headhunter human resources concepts. Businessman with magnifying glass focused on one person.

Individual customer service care personalization marketing segmentation and targeting customer relationship management (CRM) and headhunter human resources concepts. Businessman with magnifying glass focused on one person.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Garda e Republikës merr në mbrojtje anëtarët e tre organeve të Vetingut, të cilët do të vendosin për fatin e mbi 750 gjyqtarëve dhe prokurorëve, në bazë të tre kritereve: Ligjshmërisë së pasurive, kontaktet e papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Personeli i Gardës së Republikës, përpos mbrojtjes, do të kujdeset edhe për 27 njerëzit e organeve të Vetingut. Vendimi reflektohet në një raport i përgatitur nga Komisioni i Ligjeve, ku sqarohen edhe prapaskenat e uljes me 40 për qind të stafit të Vetingut.

“Është gjykuar nevoja për ofrimin e mbrojtjes së veçantë, nga personeli i Gardës së Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin e saj organik. Në këtë kuptim personeli Gardës së Republikës së Shqipërisë do të ofrojë jo vetëm mbrojtjen e posaçme, por do të sigurojë edhe shërbimin e transportit për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përputhje me këtë arsyetim, në variantin e rishikuar është rikonceptuar propozimi për pajisjen me shoferë”, thuhet në raport. Kjo zgjidhje është ofruar pra kërkesës së organeve të Vetingut për shoferë personal për çdo anëtar.

Gjithashtu, lëvizja vjen, pasi anëtarët e Komisionit të Kualifikimit, në një projektvendim të dorëzuar në Kuvend, shprehën shqetësimin se jeta e tyre dhe e familjarëve do të rrezikohet për shkak të vendimeve kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk justifikojnë dot me dokumentacion ligjor pasuritë që posedojnë, rezultojnë me lidhje të papërshtatshme me krimin apo janë të paaftë profesionalisht. Për këtë arsye, 12 anëtarët e katër Komisioneve të Rivlerësimit kërkuan 200 për qind të pagës mujore shpërblim shtesë mujor për vështirësi si dhe roje personale.

Për organikën
Në raport jepet edhe një shpjegim sa i takon organikës dhe pagës së njerëzve të Vetingut. Paga baza do të jetë 3 mijë USD plus 100 për qind të pagës shpërblim mujor. Pra, paga e anëtarëve të organeve të Vetingut, Komisionit të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Apelimit do të jetë 6-7 mijë USD në muaj. “Varianti i rishikuar i projekt-strukturës parashikon kryesisht reduktim të numrit të punonjësve mbështetës, forcim të strukturave vendimmarrëse dhe më të rëndësishme në proces, duke u kujdesur të sigurojë të gjitha funksionet e nevojshme të parashikuara në ligjin nr. 84/2016, për mirëfunksionimin e institucionit.

Në projekt-strukturën e rishikuar, është mbajtur parasysh përcaktimi i saktë i nivelit të pagave të stafit mbështetës, anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe këshilltarëve të njësisë. Në këtë kuptim, në strukturën e rishikuar, është parashikuar aplikimi i nivelit të ri të pagave të përfitueshme sipas legjislacionit të ri për statusin e gjyqtarëve, në drejtim të forcimit të rolit të këtyre institucioneve. Duke qenë se kemi të bëjmë me organe të cilat e kanë kaluar tashmë procesin e rivlerësimit kalimtar, është gjykuar se skema e re e pagave të përfitueshme, duhet të fillojë të zbatohet menjëherë”, thuhet në raport.

 Shpjegimi i shumicës për organikën e Vetingut

1. Lidhur me propozimet për Kabinetin
U vërejt se kabineti nuk është strukturë e parashikuar shprehimisht në ligjin nr. 84/2016. Nga ana tjetër, bazuar në kompetencat që ligji ka parashikuar për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në veçanti për Kryetarin e saj, ngritja e një strukture të tillë pranë kryetarit nuk është e argumentuar. U vlerësua se duhet mbajtur në konsideratë fakti se roli i kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është i ndryshëm nga ai i kryetarëve në institucione të ngjashme si Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e Lartë.

Nga ana tjetër relacioni shoqërues nuk argumenton nevojën për ngritjen e një strukture kabineti të Kryetarit dhe detyrat që do të kryejë ky Kabinet në funksion të kompetencave që ka Kryetari Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, referuar nenit 13 të ligjit nr. 84/2016. Kështu në rastin e Gjykatës së Lartë, Kryetari ka kompetenca të lidhura me organizimin dhe drejtimin e të gjithë institucionit, ndarjen e gjyqtarëve në kolegje, bashkërendimin e punës së gjyqtarëve apo çështje të lidhura me personelin administrativ, përpos organizimit të mbledhjeve të shortit apo përfaqësimit me palët e treta (ligji për organizimin e pushtetit gjyqësor nr. 98/2016).

Ndërkohë që ligji nr. 84/2016, një pjesë të madhe të përgjegjësive për mirëfunksionimin e Komisionit, ia ngarkon Sekretarit të Përgjithshëm. Për këtë arsye u propozua që struktura e Kabinetit të hiqet. Pranë Kryetarit u parashikua pozicioni i sekretarit, për ta mbështetur në ushtrimin e detyrave.

2. Lidhur me Njësinë e Shërbimit Ligjor
Në projekt-strukturën sipas variantit të paraqitur nga KPK, është propozuar që kjo njësi të përbëhet nga 16 këshilltarë të ndarë në 12 këshilltarë ligjorë dhe 4 këshilltarë ekonomikë. Bazuar në nenin 22 të ligjit nr. 84/2016, parashikohet krijimi i Njësisë së Shërbimit Ligjor, e cila ushtron veprimtari  këshilluese dhe ndihmëse në procesin vendimmarrës. Në nenin 23 të ligjit “Detyrat e Këshilltarit”, parashikohet se këshilltari kryhen detyra të caktuara nga relatori i çështjes, jo nga një gjyqtar konkret. Për sa i takon këshilltarëve ekonomikë, konstatojmë se neni 23 i ligjit, i ka fokusuar detyrat e këtyre këshilltarëve në studimin e dosjes në aspektin financiar, veçanërisht në lidhje me vlerësimin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit.

Ndërkohë që, për këshilltarët ligjorë, është parashikuar studimi në tërësi i dosjes për të tre komponentët e rivlerësimit. Për rrjedhojë, numri i këshilltarëve të propozuar u vlerësua se përputhet me parashikimet e ligjit nr. 84/2016 dhe për rrjedhojë u reflektua si i tillë edhe në variantin e rishikuar të propozimit.

3. Lidhur me përkthyesit
Përkthyesit janë kategori e parashikuar në nenin C, pika 15 e Kushtetutës, si vijon: Gjuhët zyrtare të Komisionit, të Kolegjit të Apelimit dhe komisionerëve publikë janë gjuha shqipe dhe angleze. Të dyja organet punësojnë përkthyes për këtë qëllim. Numri i përkthyesve i propozuar fillimisht ishte 4. Në konsideratë të parashikimit në ligjin nr .84/ 2016, për njohjen e gjuhës angleze nga anëtarët dhe këshilltarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, u vlerësua se, është i nevojshëm rikonceptimi i numrit të përkthyesve.

Njëkohësisht duke qenë se këto pozicione, në variantin e rishikuar, parashikohet të kenë paga të larta, që justifikohen me kriteret e larta të profesionalizmit e të eksperiencës (p.sh minimumi 10 vjet eksperiencë punë, njohuri të mira në fushën e përkthimeve ligjore etj.), numri i ri i propozuar është 3. Punonjësit e kësaj strukture janë përfshirë në Drejtorinë e menaxhimit të çështjeve dhe marrëdhënieve me median dhe publikun.

4. Mbi punonjësit për çështjet ekonomike dhe të shërbimeve
Lidhur me këta punonjës fillimisht u vërejt se pozicioni i shefit të sektorit është i tepërt, krahasuar me organizimin e drejtorisë ekonomike në institucione të tjera. Ky sektor mund të konceptohet pa shef sektori. Në këtë sektor u vlerësua se pozicioni i specialistit të prokurimeve është gjithashtu i pajustifikuar, duke qenë se në institucione të ngjashme si Gjykata e Lartë, prokurimet janë të kufizuara në blerje të vogla kryesisht dhe kryhen nga punonjësit e sektorit të financës. Lidhur me punonjësit për çështjet e dokumentacionit, u vlerësua se një institucion i ngjashëm si Gjykata Kushtetuese, këtë strukturë e ka me rreth 6 punonjës. U vlerësua se shefi i sektorit është pozicion i pajustifikuar.

Gjithashtu ndarja e funksioneve të operatorit të zbardhjes së vendimeve dhe specialistit të botimeve/ korrektor redaktor mund të jetë e panevojshme dhe kryerja e këtyre funksioneve mund t`i kalojë një punonjësi të vetëm. Sa më sipër u vlerësua rikonceptimi tërësor i këtij parashikimi duke riorganizuar tërësisht drejtorinë e propozuar fillimisht në dy drejtori të veçanta, konkretisht Drejtoria e ekonomike dhe e shërbimeve mbështetëse me 8 punonjës dhe Drejtoria e menaxhimit të çështjeve dhe marrëdhënieve me median dhe publikun, me 10 punonjës.  Në total sipas strukturës së rishikuar parashikohen 50 punonjës për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  /a.m.

vettingu

Next Post
FOTOT/ Me 202 km/h, radari kap “shoferët e vdekjes” në Tiranë-Durrës

FOTOT/ Me 202 km/h, radari kap "shoferët e vdekjes" në Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In