• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ZYRTARE/KQZ regjistron 15 parti në zgjedhjet e 18 qershorit. Fletët e votimit do të shtypen në Greqi

by Java News
07/05/2017 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur sot procedurën e pranimit të listave të kandidatëve për partitë politike, nga ku rezulton se vetëm 15 parti do të marrin pjesë në zgjedhje, ndërkohë që rekordet e mëparshme kanë shënuar mbi 65 subjekte politike garuese ne zgjedhje.

Edhe pse Rama i bëri ultimatum Bashës për tu takuar sot duket se ku i fundit nuk ka pranuar pasi siç shihet edhe nga lista e partive që janë regjistruar në zgjedhje shihet mungesa e  PD në fletën e votimit.

Këto 15 parti do ti nënshtrohen shortit për të përcaktuar renditjen në fletën e votimit.

“Bazuar në nenin 67, pika 1 dhe pika 2 të Kodit Zgjedhor, 17 (pesëmbëdhjtë) parti politike të rregjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, depozituan kërkesat për regjistrim e listave shumemërore për kandidat për deputet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimet përkatëse miratoi listat shumemërore të kandidatëve për deputet,  për 15 parti politike. Renditja në fletën e votimit e subjekteve zgjedhore do të bëhet sipas numrit rendor të dalë nga rezultati i shortit për partitë politike. Përmbajtja e fletës së votimit do të jetë e njëjtë për dymbëdhjetë, zonat zgjedhore, me përjashtim të elementeve të përcaktuara në vendimin e KQZ-së nr. 13, datë 12.01.2017 “Për miratimin i modelit dhe specifikimeve teknike të fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datë 18.06.2017”, të cilat janë variabël për secilën zonë zgjedhore”, thuhet në projektvendimin.

Por në KQZ fillimisht u regjistruan edhe dy parti të tjera, të cilat nuk do të jenë në fletën e votimit. Partia e Unitetit Kombëtar nuk do të marrë pjesë, pasi Idajet Beqiri deklaroi publikisht se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje për të mos dëmtuar Partinë Socialiste në kushtet kur vetë opozita ka deklaruar se për të 18 Qershori nuk ekziston.

Ndërsa partia e dytë është ajo e Gjergj Kojës, Partia Socialiste e Moderuar.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të nenit 98, pika 1, të Kodit Zgjedhor, me vendimin nr. 13, datë 12.01.2017 “Për miratimin e modeleve të fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017” miratoi modelet e fletëve të votimit për subjektet zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017.

Partitë që do marrin pjesë në zgjedhje

Partia Komuniste e Shqipërisë

Sfida për Shqipërinë

Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

Partia Lista e Barabartë

Aleanca Popullore për Drejtësi

Partia Demokracia Sociale

Partia Aleanca Demokratike

Partia Kristian Demokrate

Levizja Socialiste për Integrim

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

Partia për Drejtesi Integrim Unitet

Partia Social Demokrate

Partia Socialiste

Fryma e re Demokratike

Partia Aleanca Demokristiane

Fletët e votimit do të prodhohen në Greqi

Fletët e votimit për zgjedhjet e 18 qershorit do të do të prodhohen në Greqi nga kompania ‘Inform Lykos’. Kjo fletë votimi do të ketë 5 elementë sigurie, dhe do të renditen 15 parti.

Kompania ‘Inform Lykos’ prodhon edhe katmonedhat euro në Greqi dhe operon në 50 shtete prej 120 vitesh. Kosto e një flete votimi 12.3 lekë pa TVSH, fleta për të verbrit 270 lekë.

Kjo është hera e parë që fletët e votimit shtypen në Greqi pasi më parë ato printoheshin në Slloveni, Itali e Shqipëri

Shpenzimi në total që duhet të paguajë komisioni qendror i zgjedhjeve për këto fletë votimi përllogaritet diku te 250 mijë euro.

c.a

Next Post
Përgatisnin lëndë plasëse, arrestohet dy persona në Vlorë

Përgatisnin lëndë plasëse, arrestohet dy persona në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In