• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtare/VAR-i prezent në Ligën e Kampionëve dhe gara të tjera

by Java News
27/09/2018 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UEFA ka bërë të ditur se Video Assistant Referee (VAR) do të përdoret në Ligën e Kampionëve që nga sezoni i ardhshëm, si dhe në disa gara të tjera që organizohen nga UEFA.

Përveç në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, do të përdoret edhe në Superkupën e Evropës të 2019-ës, turneun e Evropianit të vitit 2020, në Evropa Ligë prej sezonit 2020/21, si dhe në Ligën e Kombeve në vitin 2021, shkruan Gazeta Express.

VAR-i u përdor edhe në turneun e Kupës së Botës në Rusi që u mbajt këtë verë, ku u tregua mjaft i suksesshëm dhe vendimtar. Megjithatë, UEFA, për dallim nga FIFA, nuk i kishte besuar mjaftueshëm kësaj teknologjie deri më tani.

Fillimisht ishte spekuluar se VAR-i do të fillonte të përdorej nga çerekfinalet e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve mirëpo presidenti i këtij trupi, Aleksandar Ceferin, i kishte mohuar këto spekulime duke thënë se duhet të qartësoheshin edhe disa detaje të tjera rreth përdorimit të VAR-it. Mirëpo, tani UEFA ka ndryshuar mendim dhe besojnë që deri në sezonin e ardhshëm kanë mjaftueshëm kohë për t’i trajnuar gjyqtarët se si duhet të përdoret VAR-i.

“Jemi të bindur se përdorimi i VAR-it në gusht të vitit 2019 [ndeshja e Superkupës së Evropës] do të japë neve mjaftueshëm kohë për ta instaluar një sistem të përshtatshëm dhe për t’i trajnuar gjyqtarët, në mënyrë që të kemi përdorim efektiv dhe të suksesshëm të VAR-it në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, garën më prestigjioze të botës”, ka thënë Ceferin.

VAR-i është teknologji e cila u ndihmon gjyqtarëve për të vendosur në momentet kontroverse gjatë ndeshjes. Nëse në fushë ndodh diçka të cilën gjyqtari ose nuk e ka parë ose e ka vlerësuar gabimisht, atëherë VAR-i ndërhyn. Gjyqtari mund t’i dëgjojë ndihmësit e tij, të cilit i komunikojnë atij vendimin që kanë marrë, por mund ta shikojë videon edhe vet.

VAR-i përdoret vetëm në raste vendimtare të ndeshjes, si për kartonë të kuq, penallti e gola nga pozita jashtë loje, përgatiti “Gazeta Express”. (b.an)

Next Post
Fluksi i refugjatëve, kapen 3 pakistanezë në Kakavijë

Po largohej nga Shqipëria me 80 mijë euro, pranga grekut në Kakavijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In