Finalja e dytë e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors është anuluar përsëri, dhe ende nuk dihet sigurt se kur do të zhvillohet.
Ndeshja kaloi një kalvar të gjatë, ku fillimisht pritej të luhej mbrëmë, mirëpo autobusi i skuadrës së Boca Juniors u sulmua nga tifozët e River Plate me gurë dhe objekte të ndryshme duke krijuar skena kaotike.
Në fund u vendos që ndeshja të shtyhej për sonte, mirëpo Conmebol ka vendosur që ndeshja të anulohet. Pritet që në vazhdim të ketë më shumë informacion lidhur me datën përfundimtare të ndeshjes së fundit të finales mes dy klubeve nga Argjentina.










