Bastian Schweinsteigeri është zyrtarisht një lojtari i Manchester United. Këtë e ka konfirmuar shefi i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge.
“Ne kemi arritur një marrëveshje me Manchester Unitedin për Schweinsteigerin. Ai dëshiron të provoj diçka të re në fund të karrierës së tij”, ka thënë Rummenigge.
Gjermani do të nënshkruaj kontratë tre vjeçare me klubin nga Old Trafford, ku pritet të përfitojë 10 milion euro në sezon. Ky përforcim ekipit anglez pritet t’i kushtojë rreth 16 milionë euro









