Rafael Benitez ka konfirmuar se do të largohet nga posti i trajnerit të Napolit, pas përfundimit të këtij sezoni në Serie A.
“Siç e dini, kontrata ime do të skadojë të dielën. Dua t’i falënderoj të gjithë, presidentin, klubin, dhe gjithë tifozët për aventurën dyvjeçare në Napoli. Është gjithmonë e dhimbshme të largohem nga një skuadër, por qëndrimi larg familjes ka qenë shumë i vështirë për mua”, u shpreh ai.
Strategu spanjoll konsiderohet si favorit kryesor për pasardhës të Carlo Ancelottit në Real Madrid.









