Vladimir Putin ka deklaruar se synon që të fitojë një tjetër mandat 6-vjeçar si President i Rusisë. 65-vjeçari është në pushtet që prej vitit 2000, disa herë si President apo Kryeministër.
Nëse Vladimir Putin fiton zgjedhjet e Majit 2018, atëherë do të jetë President i Rusisë për herë të katërt deri në vitin 2024.
Sondazhet tregojnë se Putin do të fitojë në mënyrë të qetë zgjedhjet dhe do të zgjerojë dominimin e tij.
a.ç