Salvador Chacón Ramírez, president i fondacionit “Vive your Diabetes” dhe Lucila Zárate Ortega, presidente e Shoqatës Meksikane për Diagnostimikim dhe Trajtimin e Sëmundjeve Autoimune, shpjegoi që vaksina nuk mund të kurojë sëmundjen por është një hap i madh për të gjithë rastet.
Chacón Ramírez shpjegoi që çdo pacient ka nevojë për kujdes të veçantë. “Për herë të parë kemi standardizuar një solucion saline për çdo tip diabeti, i tipit 1 apo 2, gjestacional apo kongjenital”.
Vaksina zgjat për 60 ditë dhe trajtimi është për një vit. Kjo vaksinë është më shumë se sa një ilaç; është një praktikë mjekësore e cila është kthyer në një alternativë, një zgjidhje e mundshme për të ndaluar degjenerimin kronik; embolizmin, humbjen e dëgjimit, insuficencën renale dhe verbimin.
Zárate shpjegoi që njerëzit që do të marrin këtë vaksinë duhet të vizitojnë mjekët e qendrës për diagnostikimin dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve, ose mund të kenë pasoja.
“Është një kurë, jo mrekulli. Pacientët duhet të bashkëpunojnë me ushtrime, mjekime, dietën dhe më pas të filllojnë me auto-kemioterapinë”./shije/a.k