• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova në FIFA/ Vendimi përshëndetet nga zyrtarët e lartë nga Shqipëria dhe Kosova

by Java News
13/05/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krerët e lartë të shtetit në Kosovë por edhe në Shqipëri uruan sot anëtarësimin e Kosovës në FIFA. Anëtarësimin në FIFA e përshëndeti presidenti Hashim Thaçi, i cili shkruan në Facebook se “Evropa është shumë e vogël për talentet e mëdhenj të Kosovës”.

“Anëtarësimi sot në FIFA, përfundimisht krijon një terren të ri për promovimin e futbollit kosovar në garat botërore. Gjatë izolimit 25-vjeçar, ne iu kemi dhënë shumë talentë kombëtareve dhe ekipeve botërore. Nga sot, ata e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës. Jam mirënjohës për të gjithë që punuan për anëtarësimin e Kosovës në FIFA”, shkruan ai.

Sipas Thaçit, “ishte një rrugëtim i gjatë i ndërkombëtarizimit të sportit kosovar”. “E filluam me pingpong dhe e përfunduam sot në FIFA. Të bashkuar duhet të luftojmë për betejën e radhës, për fitoren e radhës, për ditën historike të radhës për Kosovës”, shkruan Thaçi.

“2016-ta pa dyshim është viti ynë”, shkruan Kryeministri Isa Mustafa, ndërsa përshëndet pranimin e Kosovës në FIFA. “Kosova sapo u bë anëtare e familjes botërore të futbollit, FIFA. Sukseset për vendin tonë nuk kanë të ndalur. Së shpejti do t’ju sjellim lajme të tjera të mira. Kosova është gati”, shkruan në Facebook kryeministri Isa Mustafa.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli menjëherë pas pranimit të Kosovës në FIFA vlerëson se kjo është një arritje tjetër e madhe për Kosovën.

“Kosova sapo arriti një fitore të re të madhe në fushën e sportit, duke u anëtarësuar në FIFA. Ky ishte një hap i rëndësishëm përpara në konsolidimin e mëtejshëm të imazhit dhe pozitës së Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shumë shpejt, mbarë bota, do ta shijoj futbollin e talentëve të panumërt të rinisë sonë”, shprehet ai.

Edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama uron Kosovën për pranimin në FIFA. “Pas UEFA-s edhe FIFA hap dyert për Kosovën. Urime, urime, urime! Forca Kosovë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Vendimi

Më në fund Kosova është pranuar zyrtarish në FIFA duke siguruar 141 vota në Kongresin e FIFA-s, i cili po mbahet në Meksikë.

FFK u bë anëtari i 210-të i FIFA-s, pasi siguroi 86 për qind të votave. Në total ishin 209 anëtarë dhe kundër votuan rreth 14 %

Disa ditë më parë FFK-ja u pranua edhe në shtëpinë evropiane të futbollit, UEFA.

13228023_1074172529310281_1586381554_nMe të mbërritur në pikën 15 të axhendës ditore të punimeve të Kongresit, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino bëri të ditur rekomandimin e Këshillit të FIFA-s për pranimin e Kosovës, gjë që faktikisht e përforcoi edhe raportuesi special i një grupi që kishte marrë në shqyrtim të gjitha kriteret e nevojshme të pranimit të Kosovës, i cili përpara të gjithëve tha se FFK-ja i përmbushte të gjitha kriteret për anëtarësim.

Menjëherë pas tij ka folur kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili pasi bëri të ditur se Kosova ishte tashmë e anëtarësuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe në UEFA, priste me padurim të anëtarësohej edhe në FIFA, për t’i dhënë mundësi kështu zhvillimit të mëtejshëm të futbollit kosovar.

Por, pas fjalës së tij ka ndërhyrë zv.presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, i cili ka shprehur rezervat e tij dhe ka bërë fushatë për mospranimin e Kosovës, duke u përqëndruar më së shumti në faktin që Kosova ende nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, gjë që ishte edhe një prej neneve të statutit të UEFA-s që u diskutua shumë përpara se Kosova të anëtarësohej në organizatën europiane, por që u anashkalua gjithsesi.

Votimi për anëtarësimin e Kosovës rezultoi surprizë, pasi FFK-në e kanë mbështetur 141 vende përkundrejt 23 votave kundër, edhe pse asaj i duheshin vetëm 105 vota për t’u bërë pjesë e FIFA-s. Pas këtij suksesi, Fadil Vokrri ka marrë sërish fjalën duke i falënderuar të gjithë për këtë zhvillim të sotëm, ndërsa Gianni Infantino e ka përshëndetur në fund duke i thënë se, FIFA gjithmonë do të përpiqet të krijojë ura të reja për zhvillimin e futbollit në botë.

a.k

Next Post

E rrallë/ 29 vjeçari gëlltit telefonin celular (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In