Sassuolo ka hedhur poshtë mundësinë për ta transferuar Mario Balotellin nga Liverpooli
Giovanni Carnevali, shefi ekzekutiv i Sassuolos, ka zbuluar se klubi ka hedhur poshtë mundësinë për ta transferuar Mario Balotellin nga Liverpooli.
Ish sulmuesi i Interit dhe Milanit është në kërkim të një klubi, pasi nuk bën pjesë në planet e menaxherit të Liverpoolit, Jurgen Klopp. “Mino Raiola na ofroi Balotelli, por klubi nuk pranoi”, tha Carnevali për RaiSport, përcjell Express.
Më herët Balotellin e ka refuzuar edhe Besiktasi. Tani, ish reprezentuesi i Italisë është mes Lazios dhe Bolognas, citohet “Express”. (b.an)