Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Gazmend Husaj, kapiteni i kombëtares shqiptare në volejboll për meshkuj është transferuar në radhët e gjihantëve helen të Olimpiakosit.
Pas një sezoni fantastik në Francë, ku fitoi kampionatin dhe kupën me skuadrën e Turs, tashmë Husaj hedh një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të suksesshme.
Prej disa ditësh, lideri i kombëtares sonë ishte në tratatative me skuadrën nga Pireu, por sot ka ardhur edhe firma në kontratë. Husaj konfirmon për “Panorama Sport”, se ka firmosur kontratë 1-vjeçare.