Apple ka dërguar ftesat zyrtare për ngjarjen e lansimit të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus që do të mbahet më 7 shtator në San Francisko. Kompania poashtu do të ofrojë transmetim të drejtpërdrejt të ngjarjes e cila do të mund të shikohet vetëm përmes pajisjeve Mac, Apple TV ose ndonjë pajisje tjetër që punon me iOS.
Sipas spekulimeve të shumta, pritet që iPhone i ri të ketë procesorin A10, RAM memorien prej 3GB dhe një model të ri me 256GB hapësirë ruajtëse. Apple pritet të përmirësojë edhe kamerat në iPhone-ët e ri. iPhone 7 vjen me kamerë 12 megapiksel dhe tiparin e stabilizimit të imazhit ndërsa iPhone 7 Plus pritet të ketë kamerën dyshe poashtu prej 12 megapikselëve.
ma.me