Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka marrë vendimin përfundimtar se ku do ta vazhdojë karrierën në sezonin e ardhshëm.
Ai ka pranuar të huazohet nga Atalanta e Serisë A tek Avelino në Serinë B. Njoftimin e ka bërë vetë klubi i Avelinos në faqen zyrtare në internet.
Tek Avelino, Gjimshiti pritet të bëhet një titullar i padiskutueshëm i skuadrës duke pasur mundësinë të zhvillojë një sezon aktiv në fushën e lojës dhe duke rritur mundësitë e fitimit të një vendi si titullar edhe në kombëtaren shqiptare.