Sam Allardyce ka dhënë dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Anglisë.
Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar se Sam Allardyce ka dhënë dorëheqje nga posti i përzgjedhësit.
Ai nga kjo pozitë është larguar pas skandalit të fundit, me vetëm një ndeshje të drejtuar.
“FA mund të konfirmoj se Sam Allardyce e ka lënë postin e përzgjedhësit të Anglisë. Ai e ka pranuar se ka bërë një gabim dhe ka kërkuar falje”, thuhet në njoftimin zyrtar, citohet “Express”. (b.an)