Ezgjan Alioski ka kompletuar kalimin te Leeds United. Futbollisti me origjinë shqiptare ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
Sulmuesi shqiptar i Luganos, Ezgjan Alioski, është duke kryer testet mjekësore te Leeds United në Championshipin anglez. Sipas SkySports, 25-vjeçari që luan për Maqedoninë ka qenë në radar të Leedsit që nga fillimi i afatit kalimtar të transfereve.
Leedsi thuhet se ka arritur marrëveshjen me Luganon, ndërsa futbollisti tani pritet vetëm të kompletojë kalimin. Alioski është kërkuar edhe nga Atalanta e Baseli. (b.an)