• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtare, 70 shqiptarë aktualisht luftëtarë në Siri dhe Irak

by Aalison Pearse Stevens
27/05/2016 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës kanë raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Raporti kishte të bënte me zbatimin e dokumenteve strategjike të sigurisë, përkatësisht, Strategjisë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe të Strategjisë kundër krimit kibernetik.

Në emër të MPB-së, zëvendësministri Valdet Hoxha, tha se ky dokument sigurie, është miratuar në vitin 2012, ndërkaq, veprimtaria institucionale bazuar në të, është paraparë të zgjasë deri në vitin 2017.

Lidhur me Strategjinë kundër terrorizmit, ai bëri të ditur se ajo përmban katër objektiva kryesorë strategjikë, me përmbushjen e të cilësive synohet të arrihen objektivat e plota për evitimin e çdo rreziku që mund të sjellë terrorizmi. Për implementimin e kësaj strategjie, tha ai në vijim, MPB-ja, bashkëpunon ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe me Policinë e Kosovës.

Hoxha tha se kanë lista të sakta të njerëzve, grupeve dhe organizatave që kanë pasur për qëllim indoktrinimin e qytetarëve me qëllim final për t’iu bashkangjitur luftërave që po zhvillohen në Siri dhe Irak.

“Kemi të identifikuara edhe zonat, fshatrat dhe qytetet, se ku është më e theksuar veprimtaria e këtyre elementëve radikal, të cilët janë nën mbikëqyrjen e mekanizmave të sigurisë së vendit. Falë një pune shumë profesionale nga ana e institucioneve, tha ai në vijim, kjo veprimtari është pamundësuar me efikasitet të madh”, tha Hoxha.

Hoxha potencoi se në tetë muajt e fundit, as një qytetar kosovar nuk u është bashkëngjitur luftërave terroriste në Siri dhe Irak.

“Në këto luftëra janë identifikuar 314 pjesëmarrës, ndërkaq, 57 prej tyre kanë gjetur vdekjen. Aktiv në zonën e Sirisë dhe Irakut janë rreth 70 luftëtarë. Prokuroria e vendit ka bërë 199 kallëzime penale dhe ka ngritur 70 aktakuza, ndërkaq, numri i të dënuarve arrin në 34 veta, për veprimtari të k ësaj natyre”.

Në Komision u raportua edhe për strategjinë kundër korrupsionit, të cilën e paraqiti zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Duke folur për rezultatet konkrete lidhur me këtë, ai bëri të ditur se Prokuroria e vendit është duke hetuar 16 raste korruptive, në të cilat supozohet të jenë përfshirë 151 persona. Po ashtu, ai bëri të ditur se deri më tani janë ngritur 54 aktakuza, ndërkaq, njoftoi po ashtu edhe për 31 raste, të ashtuquajtura, “të profilit të lartë”.

Lidhur me këto raste, ai njoftoi se janë ngritur 16 aktakuza, në të cilat supozohet se janë të përfshirë 60 persona. Janë shkatërruar, tha më pas ai, 31 grupe kriminale dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e pasurisë së paligjshme.

ma.me

Next Post

Rroshi i përgjigjet Ivi Kasos: Je kllouni i radhës me emër limonate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In