Zyra Federale Kriminale Gjermane i dhuron policisë shqiptare pajisje të teknologjisë së lartë, Proda: Do përmbushin me efikasitet detyrat funksionale

100 000 euro pajisje të teknologjisë së lartë (kompjuterë dhe monitorë profesionalë) i dhurohen Policisë së Shtetit nga Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA).

Donacioni u përshëndet gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Karlfried Bergner, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Ambasadës Gjermane.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Proda falënderoi Ambasadorin dhe BKA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite dhe theksoi se pajisjet e dhuruara do të përdoren me përgjegjësi të plotë nga strukturat e specializuara, për përmbushjen me efikasitet të detyrave funksionale.

Nga ana e tij, Ambasadori Bergner nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve, në përballjen me sfidat e krimit të organizuar, si dhe siguroi vazhdimin e mbështetjes për Policinë shqiptare, përfshirë asistencën teknologjike dhe logjistike.

Donacioni me vlerë të përgjithshme prej rreth 100 000 euro përfshin pajisje të teknologjisë së lartë – kompjuterë të fuqishëm dhe monitorë profesionalë – të cilat do të përdoren nga Drejtoria e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.