Zvicra s’është aq e mirë me kosovarët. Ajo do të vazhdojë të mos ua paguajë pensionet e pleqërisë dhe ato të invaliditetit kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë. Zvicra nuk e zbaton marrëveshjen e trashëguar nga e kaluara me Kosovën për sigurimet shoqërore sepse ajo nuk ka institucione për ta administruar atë. E ata që po e vuajnë më së shumti janë pensionistët, shkruan “tageblatt.ch”, që është cituar nga “albinfo.ch”.
Nga 2010, Zvicra nuk e zbaton më marrëveshjen për sigurime sociale që e kishte me ish Jugosllavinë dhe pensionistët kosovarë që e lëshojnë Zvicrën nuk kanë të drejtë marrje parash.









