Barazim dramatik në sfidën mes Zvicrës dhe Bjellorusisë të zhvilluar në St Gallen, e vlefshme për Grupin I kualifikues, ku bën pjesë edhe Kosova.
Përfaqësuesja helvete, ku luanin titullar Xhaka e Shaqiri, edhe pse shënoi e para në këtë ndeshje ishte shumë pranë humbjes, por dy gola në fundin e sfidës i siguruan pikën.
E zhbllokoi takimin Xherdan Shaqiri në minutën e 28-të me një goditje të bukur në hyrje të zonës.
Polyakov bëri të heshte stadium i St. Gallenit në minutën e 69-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, për të ardhur më pas te goli i Antilevskit në të 84-tën.
Zvicra nuk u dorëzua, duke shënuar dy gola për dy minuta në fundin e sfidës: Akanji shkurtoi në 2-3 diferencën në minutën e 89-të, e pak sekonda më vonë shmangu humbjen Amdouni me golin e 3-3.
Zvicra mbetet në krye në Grupin I e ndjekur nga Rumania me 13 e Izraeli me 11.
/f.s