Një ligj i debatueshëm u miratua nga Parlamenti në Zvicër, duke detyruar bizneset private dhe kompanitë publike që të punësojnë emigrantë nëse në vend ka shtetas të papunë.
Ligji përcakton se nga tani e tutje, bizneset duhet të shikojnë për punëtorë në mesin e të papunëve të cilët janë tashmë në Zvicër, në vend që të punësojnë nga jashtë.
Ky rregull do të zbatohet për rajonet dhe sektorët e biznesit me nivel të lartë të papunësisë.
Kështu në rast se një biznes dëshiron të punësojë shtetas të huaj, emigrantë, për arsye si kosto më e ulët, apo rendiment më i lartë, nuk mund ta bëjë më këtej e tutje, përveçse në rastet kur nuk ka të papunë vendas ose ata refuzojnë punësimin.