Ministria e Financave ka nëshkruar një marëveshje bashkëpunimi me qeverinë zviceriane, e cila do të financojë me 2.2 milionë euro fazën e dytë të projektit për Përmirësimin të Raportimit Financiar të Shoqërive Tregate.
Projekti në fjalë synon rritjen e transparencës së treguesve financiarë dhe bilanceve të shoqërive tregtare në vend, kjo edhe në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.
Përmirësimi i raportimit financiar është konsideruar si një nga elementët më të rëndësishëm në luftën kundër informalitetit, duke dhënë një pamje më të saktë të pasqyrave financiare të biznesit mbi bazën e të cilave llogariten dhe detyrimet fiskale.
Marrëveshja për projektin që mbështetet edhe nga Banka Botërore u nënshkrua në Ministrinë e Financave.