• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zvicra kritikon Kosovën se i kërkoi futbollistët

by Aalison Pearse Stevens
01/09/2016 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata e Futbollit të Zvicrës ka kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës se ia ka kërkuar yjet e përfaqësueses A, duke thënë se në vend të kërkimit të yjeve “është dashur të punojë në forcimin e saj si federatë”.

Zvicra ishte një nga zërat më të fuqishëm kundër Kosovës në kongreset e mbajtura në UEFA dhe FIFA për pranimin e FFK-së me të drejta të plota dhe për këtë thotë se kishte arsye.

Zvicra thotë se kritikat që kishte dhënë në kongreset e UEFA-s dhe FIFA-s për pranimin e Kosovës ishin bërë për të shmangur “problemet” e sotme që një futbollist nga Zvicra dëshiron të luajë për Kosovën.

Përmes një letre të publikuar, SFV thotë se beson që futbollistët me origjinë nga Kosova nuk kanë të drejtë të ndërrojnë kombëtaren pasi janë paraqitur në Euro 2016, por shton se për të sqaruar më mirë këtë është dashur një vendim i prerë nga UEFA dhe FIFA, por që asnjëra nuk e ka dhënë këtë.

“Situata aktuale e futbollistëve të Zvicrës dhe Federatës së Kosovës është ajo që Zvicra donte të shmangte shumë më herët.

Për këtë bëmë përpjekje gjatë kongreseve në UEFA e FIFA në fund të prillit dhe në fillim të majit që të qartësojmë këto ndodhi. Fatkeqësisht UEFA dhe FIFA nuk dëgjuan. Në votime për pranim Kosova u pranua me të drejta të plota, siç ishte edhe dëshirë e Zvicrës.

Por në vend se Kosova të punojë në forcimin e saj si federatë, zyrtarët e saj kanë punuar me javë që të afrojnë dhe të bindin lojtarë që të luajnë për Kosovën në kualifikimet për Botëror.

Kjo ka zgjuar komente të shumta, nganjëherë edhe emocionuese, nga shumë palë, që ka shtuar presion të madh te lojtarët dhe familjet e tyre. Një qëndrim i qartë i FIFA-s do të sqaronte situatën menjëherë”, thuhet në letrën e Zvicrës, transmeton koha.net.

Federata e Zvicrës ka kërkuar nga të gjithë që të respektojnë vendimet e lojtarëve dhe ka falënderuar yjet kosovarë të Zvicrës që nuk janë larguar nga vendi.

“Futbollistët me rrënjë nga Kosova apo çdo shtet tjetër janë të respektuar këtu dhe kanë shfaqur publikisht falënderimin për ndihmën e Zvicrës në situata vërtetë të vështira, duke mos mohuar kurrë origjinën”, thuhet në një pjesë të njoftimit të Federatës zvicerane. (b.an)

Next Post
Për Vettingun duhet firma e Nishanit. A do ta kthejë presidenti ligjin në Kuvend?

Për Vettingun duhet firma e Nishanit. A do ta kthejë presidenti ligjin në Kuvend?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

“Kushtetuesja përmbysi shpresat e SPAK”, avokati: Provat janë zero, nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin

December 18, 2025
Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

December 18, 2025
“Sa më i pasur të jetë kandidati, aq më shumë shanse ka të bëjë fushatë të mirë”, Petro Koçi zbulon pse s’u fut në garë

Përplasjet në Kuvend, Petro Koçi: Opozita po e ndihmon qeverinë me këto shfaqje

December 18, 2025
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Presidenti Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv: Të rriten kërkimet për marihuanën në..

December 18, 2025
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

“SPAK është kthyer në një auditues rrugësh”/ Meçe: “Korporata, prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri

December 18, 2025
Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

“Shfaqja e sotme e deputetëve të opozitës”/ Zotërinj deputetë, jemi gati për të filluar seancën? Fillojmë… një minutë boks (VIDEO)

December 18, 2025
Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën

Presidenti Zelensky jep paralajmërimin e ashpër ndaj udhëheqësve të BE-së: Miratoni kredinë nga asetet ruse

December 18, 2025
PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërimin në Fier, Luan Baçi: Nuk është legjitimim i farsës

Protesta e PD, si do të organizohet? Luan Baçi: Ora dihet kur fillon, por nuk e dimë kur përfundon

December 18, 2025
Miratohet marrëveshja mes dy shteteve për fluturimet nga Shqipëria në Kanada

Historike nisja e linjës Tiranë-Toronto/ Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada, ja kur do nisin

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

SPAK kërkesë Kuvendit për çështjen Balluku: Seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In