Zvicra ka mposhtur 4-0 Gjibraltarin dhe ka shkuar në kuotën e 8 pikëve, por mbetet në vend të tretë megjithëse ka një ndeshe më pak se Danimarka e vendit të dytë e cila barazoi 0-0 ndaj Gjeorgjisë.
Ishte Zakaria ai që zhbllokoi rezultatin përpara se Mehmedi dyfishoi përpara pushimit. Rodriguez i Milanit ka trefishuar në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërsa Gavranovic ka shënuar golin e katërt në minutat e fundit të takimit.
Ndërkohë Rumania ka fituar 1-0 ndaj Maltës me golin e sulmuesit Puscas në fillimin e pjesës së dytë. Me këtë fitore, rumunët ngjiten në vend të tretë të grupit F, me 10 pikë, aq sa Suedia e vendit të dytë, por që ka një ndeshje më pak.