Të tjera prova që që implikojnë autoritetet në Beograd me sulmin terrorist në veri, janë bërë publike nga ministri i brendshëm i Kosoves Xhelal Svecla.
Ai ka treguar në rrjetet sociale një dokument të ushtrisë serbe, te gjetur gjatë kontrrollit në Banjske të Zvecanit .
Ky dokument sipas ministrit është një tjetër dëshmi për lidhjen e sulmuesve me Beogradin zyrtar.
XHELAL SVEÇLA
MINISTER I BRENDSHEM I KOSOVES
“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës. Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.
Ministri i Brendshem nënvizoi se këto fakte tregojne se Serbia po mbeshtet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht dhe me logjistikë.
Një ditë më parë u bë e ditur se një nga terroristët e vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ishte truproja e shefit të shërbimit secret serb, Aleksandër Vulin. Po ashtu, videot e siguruara nga Manastriri tregojnë se grupi udhehiqej nga Millan Radojcic, nënkryetari I Listës Serbe./f.s