• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zvarritja nga BE/ Rama: Vafsh në djall, nuk do organizojmë dasëm të tretë! Greqia të kthehet në rajon. Kinezët dhe rusët ofrojnë para që s’janë të lehta, Turqia…!

by Java News
14/07/2021 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama sërish ka kritikuar Bashkimin Europian për mosmbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë.

Gjatë një mbledhje në Greqi me ish-kryeministrin George Papandreou, Rama tha se dy përpjekjet e para dështuan dhe jo për faj të Shqipërisë.

Sipas Kryeministrit Rama, dasmën e parë dhe të dytën “nusja” nuk erdhi, ndaj nuk do të ketë përgatitje për dasmën e tretë. “Nuk duhet që të biem pre e dështimit dhe zhgënjimit. Unë vetë në Shqipëri e kemi parë veten për dasmën e madhe me të gjitha dekorimet sepse Komisioni Europian tha se jemi gati për procesin e integrimit. Kur e thotë organi i Komisionit Europian pasi është organi më i rëndësishëm. Kjo do të thotë që je gati të vazhdojë. Dasma e parë, nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja nuk erdhi, edhe nuk ka përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. I tërë vendi mbetet sikur është tradhëtuar.“, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë deklaron se Shqipëria po mbahet peng i nacionalizmave të BE-së.

“Në Ballkan kur e kopjojnë, ne shkojmë më tutje se origjinali. Ne jemi pengje të nacionalizmave të BE-së. Rrugëtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor po varet nga nacionalizmat e BE-së. Kur flas për nacionalizmat e BE-së flas për nacionalizmat e vendeve të fuqishme që mbajnë peng udhëheqësit që ende nuk janë nacionalistë. Bien pre e këtyre lojërave të përdorjes së Këshillit Europian për t’i shtrydhur vendet e Ballkanit dhe për të treguar muskujt vendeve të tyre. Nuk ka një vendim koheziv. Është një vend ku nacionalizmat e BE-së, përmes liderëve luajnë rolet e tyre. Bullgaria është dëm kolateral në këtë aspekt.

Nga ana tjetër mendoj se nuk duhet që të biem pre e dështimit dhe zhgënjimit. Unë vetë në Shqipëri e kemi parë veten për dasmën e madhe me të gjitha dekorimet sepse Komisioni Europian tha se jemi gati për procesin e integrimit. Kur e thotë organi i Komisionit Europian pasi është organi më i rëndësishëm. Kjo do të thotë që je gati të vazhdojë. Dasma e parë, nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja nuk erdhi, edhe nuk ka përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. I tërë vendi mbetet sikur është tradhëtuar.

Në fund ne duhet të vazhdojmë sepse ky proces nuk është i rëndësishëm. Është i rëndësishëm për fëmijët tanë. Procesi i integrimit bazohet në njohuritë e ndërtimit të shtetit, dhe pa këtë dije ne nuk mund t’i bëjmë vendet tona shtete funksionale të së drejtës. Ndaj duhet të ecim përpara. Tani njihet ose jo nga Brukseli, kjo nuk duhet të na lërë pa gjumë. BE ka nevojë për Ballkanin sa ç’kemi ne nevojë për ta.

Shembulli ishte i refugjatëve që duhet të vinin në Greqi dhe të dilnin nga Maqedonia e Veriut dhe pastaj të shkonin në Serbi. Sepse Ballkani Perëndimor rrethohet nga kufijtë e BE-së. Është një gropë në mes të BE-së. Nëse dikush mund t’i vendosësh në xhep. Duhen në vendin e vetë. Ka dhe faktor të tjerë, kinezët me të cilët patëm një martesë të lumtur dhe një divorc të hidhur thoshin se ne kemi Shqiopërinë dhe nuk na duhet Europa” – tha Rama.

Duke iu kthyer bashkëpunimit rajonal, Rama i bën thirrje Greqisë që të kthejë sytë sërish nga ballkani. Ai shprehet se Greqia duhet t’i rikthehet rajonit pasi mund të luajë një rol të rëndësishëm.

“Me kinezët që vijnë dhe ofrojnë ato që i quajnë para të lehta por që nuk janë para të lehta. Rusia po kështu, Turqia është një histori ndryshe. Nuk e shoh si një aktore të tretë. Ende po pres që Greqia të kthehet në rajon. Është shumë e qartë pse Greqia i ka kthyer shpinën rajonit, për shkak të krizës. Por mendoj se duhet t’i kthehet rajonit dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon. Duhet të shtyjmë dhe të ecim përpara për atë çfarë mund të bëjmë vetë dhe për më shumë bashkëpunim rajonal. Nëse arrijmë 4 liritë e rajonit, ne ja kemi dalë. Do të mbështesë paqen dhe dialogun” – tha Rama./m.j

Next Post
“Basha ka dështuar”/ Fatbardh Kadilli: Nuk mund të ndodhë që PD të jetë në ngërç me SHBA e BE

Basha i rrëzoi propozimet, Kadilli thirrje kryesisë dhe Kuvendit Kombëtar: Shpëtoni PD-në nga mbyllja, shansi i vetëm për fitore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
Kryenin vjedhje me thyerje në biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

February 27, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Protesta e opozitës të shtunën, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë!

February 27, 2026
“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In